Paraditen e sotme, kryeministri Rama është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku kanë diskutuar për politikën në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Thaçi, në postimin e tij të radhës në Facebook njofton takimin mes palëve, ndërsa kanë sjellë në fokus situatën politike.
“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, shkruan Thaçi.
Një ditë më parë, në Tiranë u mbajt mbledhja e radhës mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Mirëpo si asnjëherë tjetër në këtë takim mungoi Rama dhe Ramush Haradinaj. Duket se përplasjet mes tyre janë thelluar edhe më shumë, që pas samitit të Berlinit.