Ditën e sotme janë mbajtur homazhe për majorin Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës në Letoni. Një moment mjaft prekës ka qenë ardhja e rreshter Julian Kapaj, i cili është i vetmi që i shpëtoi shpërthimit të minës.
Kamerat kanë kapur momentin kur Kapaj i jep lamtumirën majorit, mikut të tij Tanushi. Si pasojë e incidentit të shpërthimit të minës në Letoni, humbën jetën Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi, ndërsa u plagos rreshter Kapaj.
Pas ngjarjes, Tanushi ishte shtruar në një spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Kapaj fatmirësisht ka shpëtuar dhe ka arritur të marrë pjesë në ceremoninë e homazheve të kolegut të tij të ndjerë Klodian Tanushi, edhe pse me paterica.