Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, i ftuar në samitin e Brdo-Brijunit eshtë shprehur pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, ndërsa shtoi se detyra e Brukselit është të mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit.
Gjatë fjalës së tij, Duda tha se liderët duhet të gjejnë një zgjidhje për problemet e së shkuarës përmes dialogut.
Sipas tij, zhdukja e këtyre problemeve nga e shkuara, janë të rëndësishme që vendet e Evropës Juglindore të integrohen në Bashkimin Europian.
“Ky takim ishte i paraprirë nga një vizitë të ministrave të jashtëm ne Varshavë. Unë bisedova me ta dhe diskutuam situatën e të rinjve në këtë pjesë të Europës. Takimi i sotëm ishte paraprirë nga vizita ime një muaj më parë në Bosnje e Sarajevë.
Kemi ndarë një pjesë të historisë së tyre në vitet e fundit. Kemi ndarë këtë histori me vendet e tjera. Anëtarët e BE-së janë të zotët e dialogut. Të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut mes liderëve”, u shpreh presidenti polak.