Tre shtetas shqiptarë janë prangosur nga policia greke, pasi u kapën me 155.4 kg hashash.
Sipas mediave greke, shqiptarët janë të moshës 25, 24 dhe 30 vjeç, identitetet e të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Mësohet se operacion i madh policor është zhvilluar nga seksioni për luftën kundër drogës i Atikës në disa banesa të zonës Exarchia në Athinë.
Ndërkohë, banda e shqiptarëve ka qenë prej kohësh nën vëzhgim nga policia, por vetëm sot u vendos ndërhyrja për t’i arrestuar.
Të tre personat u arrestuan në një apartament, ndërsa njëri tentoi të arratisej.
Ndërkaq, autoritetet sekuestruan edhe 11825 euro, peshore elektronike dhe gjashtë telefona celularë.