Opozita ka intensifikuar aksionin e asaj që e quan ‘mosbindje civile’. Sot duke nisur nga ora 18:00 deri në orën 21:00, akset kryesore në 12 qarqe të vendit do të bllokohen në shenjë proteste kundër qeverisë Rama.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha do të jetë në mbikalimin e Bradasheshit, në Elbasan, së bashku me Spahon, Endri Hasën dhe Luçiano Boçin.
Më poshtë ndarja e të djathtëve në aksionin opozitar që nis pas një ore.
Qarku Shkodër – aksi Shkodër – Koplik
(Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi)
Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit
(Isuf Çela)
Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
(Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj)
Qarku Dibër – Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos
(Xhemal Gjunkshi)
Qarku Durrës – Plepa, në hyrje të Autostradës
(Edi Paloka, Florion Mima, Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Oriola Pampuri)
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
(Lulzim Basha, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi)
Qarku Korçë – Rruga nacionale në hyrje të Korçës
(Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli)
Qarku Fier – Rruga nacionale, Ura Mbrostar
(Luan Baçi)
Qarku Vlorë – Hyrje e superstradës Vlorë- Levan
(Nadire Meçorapaj)
Qarku Berat – Ura Vajgurore dhe dalje Beratit, Aksi Berat – Ura Vajgurore
(Astrit Veliaj)
Qarku Gjirokastër – Kryqëzim i rrugës Përmet-Tepelenë- Gjirokastër
(Tritan Shehu)
Qarku Tiranë – Tiranë, Rrethrrotullimi “Shqiponja”
(Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Grida Duma, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Valentina Duka, Genc Pollo, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Halim Kosova, Enkelejd Alibeaj)