Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mosbindja civile: A do arrijnë Basha dhe Kryemadhi të destabilizojnë vendin?

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Dëshpërimi po e çon opozitën e vjetër PD-LSI, në veprime gjithnjë e më radikale. Bllokimi i disa akseve rrugore pasditen e djeshme, është provuar edhe më parë. Madje edhe nga opozita e dikurshme e PS. E ashtuquajtura mosbindje civile, tenton të tregojë se situata në vend, nuk është normale.

Se zgjedhjet lokale duhen shtyrë, se qeveria Rama duhet të pasohet nga një qeveri tranzitore, që duhet të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Por nëse do t’u besojmë sondazheve, të paktën gjysma e qytetarëve nuk e mendon kështu. Dhe një pjesë e mirë, kanë bindjet e tyre politike, por nuk janë militantë fanatikë.

Ata duan të vazhdojnë jetën e tyre normale. Bllokimet e rrugëve, i penalizojnë të gjithë, përveç politikanëve dhe shtetarëve. Në çdo rast, Rama ia ka dalë të shmangë çdo lloj bllokimi, pasi shteti ka monopolin e dhunës. Qytetari, rrezikon të përplaset në rrugë me protestuesit e PD dhe LSI. Policia, e frustruar nga akuzat për dhunë të tepruar, gjatë protestave të opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit, heziton të ndërhyjë që në fillim.

Këtë javë në protestat e Jelek-Verdhëve në Paris, policia përdori masivisht shkopinjtë e gomës, gazin lotsjellës dhe ujin, për shpërndarjen e protestuesve. Në Londër, policia tërhoqi zvarrë të rinjtë që protestonin kundër ndryshimeve klimatike, për shkak se kishin bllokuar rrugët. Franca dhe Anglia, janë vendet kryesore demokratike në Perëndim dhe botë, dhe ne i marrim shpesh si shembull të shtetit ligjor.

Për ta e drejta e protestës, është po aq e shenjtë sa edhe e drejta e të tjerëve që nuk protestojnë, që të qarkullojnë lirshëm në rrugë dhe sheshe, që janë pronë e të gjithëve. Anormaliteti që kërkon të imponojë treshja Berisha-Basha-Kryemadhi, nuk po ngjit. KQZ po përgatit zgjedhjet lokale, opozita e re në parlament, është bërë pjesë e reformës zgjedhore, ndërsa BE po inkurajon zhvillimet e fundit në reformën në drejtësi. /TIRANA TODAY

Tags: arrijnëbashaCiviledestabilizojnëKryemadhimosbindjavendin

TË LIDHURA

Politikë

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026
Politikë

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, në maj 2025 shkruam historinë

21:00 | 09/06/2026
Next Post

I arrestuar për “Shkatërrim të pronës”, kandidati i PD-së kërkon mandatin në KQZ (Emri)

Epoka e despotëve të zgjedhur me votë

Grabitja në Rinas/ Oltion Veseli ankimon vendimin, lihet në burg i arrestuari i pestë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

by mirseda
21:18 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier ironizoi sërish influencerët....

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, në maj 2025 shkruam historinë

21:00 | 09/06/2026

Rama ironizon influencerët në Fier: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

20:38 | 09/06/2026

Protesta kundër projektit në Zvërnec, pjesëmarrje e ulët në Elbasan e Gjirokastër

20:33 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com