Ditën e djeshme, qeveria shqiptare ka ofruar shumën prej 100 mijë eurosh për të kontribuar në rindërtimin e katedrales Notre Dame, e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e të hënës.
Redia Hoxha, vajza më e vogël e familjes Hoxha ka publikuar në rrjetin social një bisedë që ka bërë me të motrën, Sara Hoxhën, teksa kjo e fundit i ka dërguar një lajm Redias me titull: “Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedralen së Parisit”.
Ndërkohë që poshtë postimit, Sara shkruante: “Ne do të ndërrojmë bravën e Notre dame”.
Teksa Redia qesh me batutën e saj, Sara i shkruan sërish: “Vetëm kuzhina ime kushton aq.”