Deputetët e rinj të opozitës, por edhe ata që nuk pranuan të lënë mandatet, kërkojnë interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. Ata duan të kenë informacione për masat e marra.
Dokumenti drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, është firmosur nga 11 deputetë. Grupi i deputetëve kërkon sqarime për grabitjen e miliona eurove në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në datën 9 prill 2019, dhe kërkon shpjegime të detajuara mbi planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.