Kronikë

EMRI/ Pranga ish-komandos nga Kruja, kërkohej për terrorizëm

               Publikuar në : 16:29 - 15/04/19 S.N

Zyra e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka arrestuar një ish-komando të ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011. Në pranga ka rënë shtetasi Erzen Uka, i cili dyshohet për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

Uka konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa Policia thotë se mbahej nën survejim që prej vitit 2007. 29-vjeçari është me origjinë nga Kruja, i divorcuar dhe i proceduar më parë për dhunë në familje.

Gjykata dha vendimin që fëmijët të ishin nën kujdestarinë e së shoqes, por ky vendim nuk u zbatua. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT