Po mbahet sot para Kryeministrisë protesta e opozitës së bashkuar, e cila nisi në orën 18:00. Opozita kërkon rrëzimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Qindra mijëra mbështetës të opozitës janë mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë, me parulla “Rama ik”, “Parlament i krimit”, “Qeveri e korruptuar”.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu është bashkuar protestuesve në shesh para Kryeministrisë. Ajo është shprehur se: Kjo është protestë e të gjithë shqiptarëve. Mesazhi ynë është i thjeshtë: Ashtu siç lufton çdo njeri për shtëpinë e tij,për familjen e tij, ashtu do të luftojmë edhe ne për Shqipërinë.
Ngjarja në Rinas ka cenuar sigurinë kombëtare. Por kjo gjë nuk ndodhi vetëm tani,. Por që në kohët kur u mboll kanabis dhe korrupsioni e krimi janë në pushtet. Të gjithë ne luftojmë për fëmijët e shqiptarëve, nuk jemi këtu për veten tonë.
Orari nuk ka të bëjë fare. Të gjitha ditët janë të zotit dhe orët. Nuk na kushtëzon dhe detyron njeri. E rëndësishme është që çdo ditë shtohet pjesëmarrja e qytetarëve. Nëse 16 shkurti ishte më e madhja, sot mjafton të shohësh se si rrugët e Tiranës buçasin. Çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, tregon fundin dhe rënien. Sa më shumë e zgjat, zgjat vuajtjen dhe dhimbjen për qytetarët.
Çdo kryeministër duhet të bëjë analizë psikologjike, sepse vendi nuk mund të rrijë në dorë të një të sëmuri psikik. Të pastrojmë politikën nga krimi. Ne duhet t’ju sjellim shqiptarëve ata politikanë që mendojnë për qytetarët.