Një 30 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia italiane në Torrevecchia, pasi iu gjetën 100 kg hashash, 40 kg marijuanë dhe 3 kg kokainë.
Hetuesit gjatë vëzhgimeve në terren vunë re shqiptarin, duke u përpjekur të fshihte diçka në skuterin e tij.
Sipas “Ilmessaggero”, shqiptari në momentin që pikasi policinë, u përpoq të ikte me shpejtësi dhe pas një ndjekje të shkurtër, u ndalua. Gjatë kërkimit të movonshëm, i gjetën në çantën e shpinës 6 kg hashash dhe disa grumbuj çelësash.
Më pas, policia ka identifikuar një kuti afër banesës ku ishte parë së fundmi shqiptari, duke gjetur sasinë e madhe të drogës.