Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në këtë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.
Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur për situatën aktuale, kryetarja e LSI tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. “Taksat rriten, ndërsa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.
“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar.
“LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.