Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Harta/ Ku jetojnë dhe punojnë 1 milion emigrantët shqiptarë në Europë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në 2018-n numri i shqiptarëve rezidentë në një nga vendet e Bashkimit Europian ishte 990,372 sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në shtete fqinje, rreth 90%.

Numri i emigrantëve shqiptarë në Itali ishte 440 mijë. Të huajt në Itali përbëjnë 5% të totali të popullsisë Italianë. Ndër të huajt atje, 12% e zënë ata me shtetësi shqiptare.

Emigrantët shqiptarë kanë një peshë të konsiderueshme edhe në Greqi, por të dhënat nuk janë përditësuar që prej cencusit të 2011-s, ku numëroheshin rreth 480 mijë emigrantë shqiptarë atje. Sipas Eurostat për vitin 2018 numri i emigrantëve në Greqi ishte 604 mijë, ku pjesa më e madhe janë shqiptarë.

Më pas, me një diferencë të konsiderueshme nga Greqia dhe Italia, renditet emigrantët në Gjermani, apo rreth 49,224 individë. Vende si Franca, Mbretëria e Bashkuar apo Greqia kanë raportuar numrin emigrantëve me shtetësi jo-BE në total.

Pjesa tjetër e emigrantëve jetojnë në Belgjikë (6,146), Suedi (2,889), Austri (2,563), Zvicër 1867, Holandë 1084. Ndërsa në vendet e tjera të Bashkimit Europian jetojnë mbi 5000 individë.

Emigrantët në raport me popullsinë ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian varjojnë nga 1% në vende si Kroacia, Bullgaria, Hungari, në 7% në vende si Gjermania. Përqindjen më të lartë e ka qytet-shteti i Lihtenshtejnit, ku rreth 16% e popullsisë ka një tjetër nënshtetësi jo EU.

Në Europë si azilantë

Në total, për periudhën 2009-2018, numri i aplikimeve për herë të parë për azil nga shqiptarët 178,515 aplikime, duke u renditur vendi i parë i Europës për nga numri i lartë i azilantëve, sipas shifrave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor. Rekordi u arrit në 2015-n, kur kishte rreth 69 mijë aplikime, për të zbritur në rreth 33 mijë në 2016-n, dhe 26 mijë në 2017-n (shiko grafikun). Në raport me popullsinë Shqipëria renditet e para në botë për numrin më të lartë të aplikimeve për azil në BE, duke kaluar edhe popujt që ikin nga vendet me konflikte.

Të dhënat e Eurostat që prej vitit 2009 tregojnë tre shtetet me flukse më të larta të azilkërkuesve shqiptare janë Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Flukset më të larta kanë qenë fillimisht drejt Gjermanisë, ku sipas të dhënave akumulative prej 2009 kanë aplikuar rreth 84 mijë shqiptarë, ose 47% e totalit të aplikimeve në dekadën e fundit. Numri më i lartë i aplikimeve ishte në 2015-n, me 54,760 kërkesa për azil./Monitor

Tags: emigranteteuropeHartapunojnëshqiptare

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetarja: Policia në Elbasan e inkriminuar

Rama kritika edhe mediave të huaja, Zheji: Kryeministri është shumë rëndë (Video)

Nga Prilli, kush bën aksidente paguan më shumë siguracion







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com