Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet është rrëzuar teksa ka dalë për të folur për përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Komunës së Skenderajt.
Ai është ngritur menjëherë në këmbë dhe ka vazhduar fjalimin e tij, ndërsa pas përfundimit të fjalës,është shprehur me një batutë.
“Po tentoj të zbres pa u rrëzuar”, tha ai.