E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

BBC: Si u kapën me 1 mln paund drogë në banesë dy shqiptarët (Emrat)

Dy “kopshtarë” kanabisi që kujdeseshin për një “fabrikë” droge me vlerë 1 mln paund, ishin pjesë e një rrjeti kriminal, u dëgjua sot në gjykatë.

Rrjeti britanik BBC shkruan se shqiptarët Daniel Muhaj, 29 vjeç dhe Eglant Selenica, 35 vjeç, u zbuluan në një pronë industriale në Redgrave, Suffolk.

Dyshja, e cila hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, u deklaruan fajtor për prodhimin e kanabisit para magjistratëve në Ipswich dhe do të dënohen në gjykatën e kurorës.

Avokati i tyre tha se burrat ishin viktimë “në fund të zinxhirit” të rrjetit kriminal.

Jeremy Kendall, duke kërkuar lehtësim të dënimit të tyre, tha se ata kishin luajtur “një rol më të vogël”, duke shtuar se dy shqiptarët ishin në Suffolk për më pak se një muaj.

Selenica ka një grua dhe një djalë tetëvjeçar në Shqipëri dhe kishte udhëtuar nga Rumania në Britani të Madhe për të gjetur punë në ndërtim, përpara se t’i ofroheshin 1500 paund në muaj për të ruajtur bimët.

Muhaj hyri në Mbretërinë e Bashkuar në anën e pasme të një kamioni nga Franca dhe kuptoi se nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të paguar borxhin prej 8 mijë paund, tha z. Kendall.

Erë e fortë e kanabisit

Ata u arrestuan të hënën, pasi policia u alarmua për aromën e fortë të kanabisit nga pronari i ndërtesës dhe qiramarrësit e tjerë aty pranë. Ndërtesa u mor me qira në nëntor.

Kur policia kontrolloi njësinë, ata gjetën “prodhimin e kanabisit në një shkallë industriale” me qindra bimë të pjekura, dhe pajisje të sofistikuara ndriçimi dhe ventilimi.

Muhaj dhe Selenica u mbajtën në paraburgim dhe do të dënohen në gjykatën e kurorës së Ipswich, në një datë ende të papërcaktuar, raporton BBC.

Në udhëzimet e dënimit, burgimi për ta fillon nga tre vite e gjysmë burg.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...