“Në kurthin e Piter Pan” ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme gazetarja Ilva Tare, ku foli për jetën private dhe atë profesionale.
E pyetur në lidhje me të ftuarit meshkuj në emisionin e saj, Ilva tregoi sesi i përballon emocionet:
“Në studion time kanë ardhur edhe burra e gra, edhe ka pasur raste që i kam vënë në siklet. Ka dhe ndonjë rast që më kanë vënë në siklet. Emocionet i lë në shtëpi, para se të fillojë emisioni, kur jam në studio jam vetëm gazetare”.
Por fëmijët kureshtarë nuk e kanë lënë me kaq, përkundrazi, ata e kanë ngacmuar më tej.
“A ke frikë kur bërtasin ato xhaxhat?”.
“Nuk kam frikë, e as ata nuk kanë”, u përgjigj Ilva.