Një tjetër shpërthim me tritol është shënuar në vendin tonë. Shpërthimi me tritol ka ndodhur në oborrin e një banese, të shtetasit me inicialet Q.H., 54-vjeç, në lagjen nr 17 në qytetin e Durrësit.
Policia njofton se nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, dhe se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Lënda eksplozive ka shpërthyer në oborrin e banesës së 54-vjeçarit, rreth orës 13:15. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.