E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Njoftimi që nuk duhet humbur nga tifozët që do të ndjekin sfidën Shqipëri-Turqi

Shqipëria do të presë Turqinë në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Europianit 2020 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht një rezultat pozitiv, për të shpresuar që historia e Euro 2016 të përsëritet. Në prag të kësaj sfide, e cila luhet të premten në mbrëmje janë marrë edhe masat për të ruajtur sigurinë dhe qetësinë në këtë aktivitet.

“BBS Security” ka publikuar një listë rregullash, që tifozët shqiptarë duhet t’i përmbahen në Shkodër, që gjithçka të shkojë në rendin e duhur. Gjithashtu sportdashësit lajmërohen të jenë para orës 18:00 në stadium.

Mjetet që nuk duhen marrë:

  1. Banderola të pa miratuara nga Federata.
  2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.
  3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
  4. Çadra dhe çakmakë.
  5. Lazër.
  6. Vuvuzela, bori apo bilbila.
  7. Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
  8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit. Dyert do të hapen në orën 18:00! Faleminderit!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...