Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Ambasadorja gjermane nuk e ka idenë se në ç’gjendje është Shqipëria”

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ambasadorja gjermane nuk e ka idenë se në ç’gjendje është Shqipëria”

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Nga Luan Rama, Zevendeskryetar i LSI-se/ E lexova me vëmendje deklaratën e ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, të publikuar gati dy orë më parë.

E madje, edhe e rilexova, për t’a motivuar më shumë veten drejt vullnetit të mirë jo vetëm për t’a mirëkuptuar atë, por, edhe për t’i dhënë vetes një mundësi reflektimi!

Dhe natyrisht, e mirëkuptoj plotësisht. E mirëkuptoj dhe e justifikoj. Sepse zonja ambasadore as që e ka idenë se në ç’gjendje është cilësia e demokracisë në Shqipëri, ku shumicën parlamentare e përcaktojnë votat e blera nga grupet kriminale dhe jo vullneti i lirë i qytetarëve, siç ndodh në Gjermaninë e saj e kudo tjetër në botën demokratike!

Të paktën, këtë perceptim më jep mundësinë të kem deklarata e saj. Por, në këtë çështje, nuk mund t’a ndihmoj më shumë se kaq.

Thjeshtë, vetëm mund t’a mirëkptoj e po aq ta justifikoj. Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ndodh që të ketë përgjime të prokurorisë, të ketë dosje të administruara ligjërisht prej saj, ku dokumentohet se kriminelë flasin për blerje votash, për të prodhuar deputetë për qeverinë e të mos ndodhë asgjë!

Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ka ndodhur ndonjëherë që Kancelari Federal të ketë marrë në mbrojtje e të ketë kandiduar në listat e partisë së vet kriminelë, për t’i bërë deputetë dhe kryetarë bashkish! Unë e di që në Gjermani nuk ndodh si në Shqipëri ku nuk funksionon prej kohësh Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe as nuk janë në kolaps e të bllokuara gjykatat e niveleve të tjera! Ndaj, thjeshtë vetëm mund t’a mirëkuptoj e po aq ta justifikoj zonjën ambasadore të Gjermanisë.

Por, kam edhe një pyetje për të: A mund të ketë demokraci në një vend ku nuk ka drejtësi dhe a mund të ketë drejtësi në atë vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë?! Ajo, zonja ambasadore në deklaratën e vet nënvizon se:“E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale”.

Nuk mund të jem dakord me këtë përcaktim të zonjës ambasadore, jo ngaqëkështu dua apo mendoj unë, por, sepse fatkeqësisht ajo shpreh mosnjohje në rastin më të mirë, e njohje të deformuar në rastin më të keq për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në Republikën e Shqipërisë!

Ndaj po ia shpjegoj se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk janë “instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor” siç shprehet ajo!

Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i drejtësisë kushtetuese, ndërsa Gjykata e Lartë është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu po i shpjegoj zonjës ambasadore të Gjermanisë në Tiranë, se ndërsa ajo na flet për shtetin ligjor, duhet t’a dijë se në sistemet demokratike shteti është shtet i së drejtës, pra shumë më tepër se vetëm shtet ligjor, sepse jo çdo shtet ligjor është edhe shtet demokratik, pra edhe shtet i së drejtës!

E për fat të keq, Shqipëria ime nuk është bërë ende shtet i të drejtës, e nëse zonja ambasadore kur flet për shtet ligjor ka parasysh këtë të vërtetë, atëherë po, ka të drejtë. Por, duke iu referuar sërish deklaratës së të nderuarës ambasadore, në të me të drejtë ajo thekson se: “Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Por, ndërkaq, duhet t’a dijë mirë, se nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa luftuar edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin zgjedhor, prej nga buron ajo që deklaratën e vet zonja ambasadore e quan “qeveri e legjitimuar në mënyrë demokratike”!

Dhe në fund, edhe një korrektim tjetër për deklaratën e saj, teksa shprehet se: “Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore”.

Drejtësia shqiptare duhet të garantojë jo “siguri ligjore”, por drejtësi ligjore, sepse është drejtësia ligjore që garanton siguri ligjore bazuar në parimet e shtetit të së drejtës. Koncepti i shprehur në deklaratën e zonjës ambasdore se “drejtësia garanton siguri ligjore” është ose i mangët, ose i referohet konceptit që ajo e përmend edhe në deklaratën e vet mbi shtetin ligjor!

Duke shpresuar se e kam mirëkuptuar, besoj sinqerisht se edhe e kam ndihmuar, të paktën të kuptojë se çfarë është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se ku ndryshon shteti i së drejtës për të cilin e kam fjalën unë, nga shteti ligjor për të cilin flet ajo!

Natyrisht, jemi në Shqipëri, se po të ishim në Gjermani, do të flisnin ndryshe!

Tags: ambasadorja gjermanedeklarataluan ramasituata politike

TË LIDHURA

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

08:42 | 30/07/2025
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Next Post
Panucci ndryshon sërish listën, kombëtares i bashkohet ylli i Partizanit

Panucci ndryshon sërish listën, kombëtares i bashkohet ylli i Partizanit

Shiste kokainë në Itali, shqiptari arrestohet dy herë brenda muajit

Shiste kokainë në Itali, shqiptari arrestohet dy herë brenda muajit

Taulant Balla zbulon arsyen pse është ftuar Fatos Nano në Kongres

Taulant Balla zbulon arsyen pse është ftuar Fatos Nano në Kongres

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

by mirseda
08:42 | 30/07/2025
0

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit...

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com