Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, bën me dije se kryeministri Rama është shtruar në një spital privat, pasi ka pësuar një parainfarkt nga protesta e opozitës. Sipas burimeve të Balliut, gjëndja shëndetësore e Ramës ka qenë e rënduar, kjo për shkak të zhvilimeve të fundit politike.
“Skandalet si vjedhja e Unazës, kanabizimi i vendit, droga, implikimet e qeverisë me krimin, dosja 339 apo 184 dhe patjetër revolta qytetare janë arsyet e gjendjes së tij”, shkruan ndër të tjera ai.
Teksa i uron shërim të shpejtë kryeministrit, ish-deputeti i PD-së i drejtohet Ramës me një kërkesë, që të japë dorëheqjen.