Kreu i Hipotekës në Elbasan, Mariglen Disha është shkarkuar nga detyra, pas një periudhe dy vjeçare që nga koha kur drejtonte këtë institucion.
Pavarësisht se ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht shkaku i shkarkimit, mësohet se janë vënë re disa shkelje nga ana e tij, gjatë ushtrimit të detyrës.
Më herët, Disha ka punuar si Drejtor i Legalizimeve në Elbasan, në mandatin e parë të Partisë Socialiste.