Nga e hëna deri në të mërkurë, disa zona në Tiranë do të jenë në terr, kjo për shkak të punimeve që do të kryehen. OSHEE lajmëron se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet në tre ditët në vijim, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Njoftimi i OSHEE:
Remont në nënstacionin Kinostudio/Tiranë
Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Kinostudio, në datat 19-20 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: 19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë
20 mars, pa energji: Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht)
Remont në nënstacionin Dinamo/Tiranë
Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore, Paskuqan, zona pranë shinave të Trenit, rruga “Vangjel Noti”, Kombinat pjesërisht, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga “Jordan Misja”
Për shkak të punimeve në kabina, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të stakohet energjia elekrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht.