Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman përmes një postim në ‘Twitter’ bën thirrje për protestë paqësore, pasi dhuna minon demokracinë.
“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj të protestës. Megjithatë kjo e drejtë duhet ushtruar në mënyrë paqësore. Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje”, shkruan Norman.
Gjithashtu, ambasadori britanik shprehet se institucionet demokratike duhet të respektohen.