E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Basha mbyll protestën, ka një mesazh për ndërkombëtarët në anglisht

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marshuar nga Parlamenti në drejtim të selisë blu, ku ka mbajtur një fjalim.

Protestuesit Basha i ka quajtur “misionarë të demokracisë”, ndërsa është zotuar se të gjithë ata që kanë dhunuar qytetarët do të japin llogari para ligjit.

Kreu i PD-së zgjodhi që t’u jepte edhe një mesazh ndërkombëtarëve, të cilëve u foli në anglisht: “Nuk ka stabilitet pa demokraci, pa liri dhe pa barazi”, tha Basha ndër të tjera.

Fjala e kryedemokratit në selinë blu:

E sotshmja hyri në historinë tonë të paskomunizmit si dita e dytë e zgjimit kombëtar. Cdo shqiptar sot iu ka një borxh mirënjohje ju, misionarëve të demokracisë, të rinisë, të Shqipërisë si gjithë Europa. Kufoma politike e Ramës përshkallëzoi dhunën ndaj protestuesve me qëllimin për t’i shpërndarë, për t’i larguar nga rruga e protestës por përgjigjen e mori nga populli.

Duart e gjata të krimit që dhunojnë nënat, motrat e vëllezërit, do të japin llogari para ligjit. Zotohem sot para jush dhe para gjithë Shqipërisë.

E gjithë Shqipëria e ka parë sot vendosmërinë për t’i dhënë fund Edi Ramës. Pa ju, pa zemrat tuaja kreshnike, pa vendosmërinë tuaj, sot ky vend do të ishte rreshtuar përkrah shumë kombeve pa fat, pa liri, pa demokraci e pa të ardhme. Këtë rrugë kishte nisur Rama por e kemi ndalur dhe do ta hedhim në lumë! Nuk ka rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë, përveç protestave popullore. Jemi shumë më shumë sot se më 16 shkurt.

Dua t’i dërgoj me emrin dhe mbështetjen tuaj një mesazh të qartë miq

No stability without democracy, without justice, without equality. Dëgjojini më pak autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar. Rama vuri bast se protesta sot do ishte më e vogël, por e humbi bastin dhe u fsheh si një mi në Poliçan. Kjo që kemi nisur nuk do të zvogëlohet, ne nuk do lodhemi apo jo? Nuk i themi legjitime një kryeministri të kapur e të korruptuar./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...