Avokati i njohur, Spartak Ngjela i ftuar në “Ora News”, bëri një krahasim për vendimin e djegies së mandateve, duke e konsideruar akt heroik dorëzimin e mandateve të 12 deputetëve në vitin 1945.
“Kemi një rast shumë të dhimbshëm. 12 deputetë heroikë, ish-kryetarët e degave të Koçi Xoxes.12 deputetë të opozitës ju afruan 1 mijë gjëra, ju dhanë pasaporta diplomatike që të ikin dhe ata thanë jo, do të qëndrojmë këtu se jemi opozitës dhe qëndruan në Parlament dhe përfunduan të gjithë në varje. Ajo është një vepër heroike. Nuk kanë qenë gjithë shqiptarët njerëz të pleshtit. I bëri Enver Hoxha gjithë presionet. Kanë goditur Kushtetutën. Ata ishin njerëz të mëdhenj, Shefet Beja, Riza Dani, dr.Sazani. Kanë mbajtur diskurse të mëdha politike”, deklaroi Ngjela.
Ndërkohë, vendimin e opozitës aktuale për djegien e mandateve e konsideroi si vetëvrasje, pasi është një akt i papranueshëm për demokracinë.
“Çfarë ndodhi me largimin? Është një rast i papranueshëm për demokracinë. Zheji: Çfarë kjo që ka bërë opozita tani? Vetëvrasje për ta. I ka bërë shumë dëm të madh shoqërisë. Ata nuk bënin opozitë. Thonin ke vjedh. Nëse thua kanë manipuluar zgjedhjet, gjëja e parë është komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve”, tha Ngjela.