E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Opozita aktuale vetëvrasje/ Ngjela tregon ndryshimin midis opozitës së 1945 dhe asaj të sotme

Avokati i njohur, Spartak Ngjela i ftuar në “Ora News”, bëri një krahasim për vendimin e djegies së mandateve, duke e konsideruar akt heroik dorëzimin e mandateve të 12 deputetëve në vitin 1945.

“Kemi një rast shumë të dhimbshëm. 12 deputetë heroikë, ish-kryetarët e degave të Koçi Xoxes.12 deputetë të opozitës ju afruan 1 mijë gjëra, ju dhanë pasaporta diplomatike që të ikin dhe ata thanë jo, do të qëndrojmë këtu se jemi opozitës dhe qëndruan në Parlament dhe përfunduan të gjithë në varje. Ajo është një vepër heroike. Nuk kanë qenë gjithë shqiptarët njerëz të pleshtit. I bëri Enver Hoxha gjithë presionet. Kanë goditur Kushtetutën. Ata ishin njerëz të mëdhenj, Shefet Beja, Riza Dani, dr.Sazani. Kanë mbajtur diskurse të mëdha politike”, deklaroi Ngjela.

Ndërkohë, vendimin e opozitës aktuale për djegien e mandateve e konsideroi si vetëvrasje, pasi është një akt i papranueshëm për demokracinë.

“Çfarë ndodhi me largimin? Është një rast i papranueshëm për demokracinë. Zheji: Çfarë kjo që ka bërë opozita tani? Vetëvrasje për ta. I ka bërë shumë dëm të madh shoqërisë. Ata nuk bënin opozitë. Thonin ke vjedh. Nëse thua kanë manipuluar zgjedhjet, gjëja e parë është komisioni parlamentar për hetimin e zgjedhjeve”, tha Ngjela.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...