Mbrëmjen që lamë pas, Kejvina konfirmoi lajmin për largimin e saj nga emisioni i Ermal Mamaqit, lajm të cilin e bëri të ditur vetë portali i moderatorit. Arsyeja e largimit nga emisioni “Xing me Ermalin”, lidhet me faktin se bukuroshen së shpejti do e shohim në një kanal të fuqishëm italian.
Gjatë emisionit, mbrëmjen e djeshme moderatori Ermal Mamaqi postoi në Instagram videon e cila përloti Kejvinën, e ku shfaqen momente të saj gjatë puntatave të emisionit.
“@kejvina_kthella do na mungosh… me gjithë bukurinë, dashurinë dhe karakterin tënd të fortë. Të duam kaq shumë, sa po të lëmë të shkosh pa të hedhur në gjyq. Na e trishtove zemrën, por do na gëzosh kur të shohim në ekrane botërore…”.