Për ti paraprirë një sulmi të mundshëm, Policia e Shtetit është angazhuar fuqishëm për protestën e opozitës e cila do mbahet nesër.
Rreth 1200 forca të Shqiponjave e FNSH do të jenë në gatishmëri që prej orëve të para të mëngjesit. Jo vetëm kaq, por pritet që të angazhohen edhe punonjësit e Gardës pranë Parlamentit, në rast të ndonjë skenari rrethimi.
Garda paralajmëron gazetarët: Merrni maskat kundra gaz, nuk i dihet çfarë do ndodhë
Burime nga policia bëjnë me dije se do përdoret sërish gazi lotsjellës, nëse do të ketë akte dhune.