Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Përgjigjet epike të të dashuruarve: Dhurata më e bukur jepet në darkë (VIDEO)

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Përgjigjet epike të të dashuruarve: Dhurata më e bukur jepet në darkë (VIDEO)

Teksa për disa qytetarë dita e sotme nuk është gjë tjetër veçse një ditë normale, ndryshe ndodh për shumë të dashuruar. 14 Shkurti është dita që simbolizon dashurinë, kështu çiftet zgjedhin të festojnë. Duke dhuruar lule, kartolina ose dhurata të ndryshme. Tirana Today pyeti sot disa nga të dashuruarit se si do ta kalojnë këtë ditë dhe çfarë kuptimi ka për ta festa e Shën Valentinit.

Përgjigjet janë nga më të ndryshme, ku nuk mungojnë as ato me nota humoristike.

“Do dalim ndonjë xhiro, do të kalojmë bukur. Unë deri tani kam marr një buqetë me lule, por nuk tregohen më shumë dhuratat. Ato janë personale. Dhurata më e bukur është në darkë.”

“Nuk e festojë Shën Valentinin dhe pse kam disa të dashura. Asnjërës nuk do t’i blejë dhuratë. Dhe këto çiftet që kanë dalë janë katastrofë, sepse pa kokërr leku në xhep janë të gjithë.

“Jo mo nuk është mosha jonë për Shën Valentin, gruan e dua unë. Por, tragjedi është ajo, nuk është festë si ditë.”

Me shumë sportivitet dhe energji një i moshuar këshillon gjithë të rinjtë sesi ata duhet të kujdesen për partneret e tyre dhe çfarë është dashuria.

“Dashuria nuk ka fund, ajo ka shumë punë e duhet t’i përkushtohesh shumë. E para janë përkëdheljet, e afron, e dashuron. Dhe e dyta është komunikimi, nëse nuk komunikon nuk duhet të bashkëjetosh. Gruas time asnjëherë nuk i ka munguar gjë. Ndoshta kur kemi qenë në kooperativë, sepse siç thotë edhe ajo shprehja shkodrane, ‘qysh kur u ba mishi me tollona , flemë me gratë si me motrat tona’. Ndoshta në atë kohë nuk i janë plotësuar dëshirat as asaj e as mua. Por, pas komunizmit, gjërat janë mirë, si burrë e grua.”

“Dashuria është diçka shumë e bukur dhe nuk është aspak klishe ajo që thuhet, që nis nga stomaku. Ne këtë e kemi Shën Valentinin e 11-të, ndaj nuk na bën shumë përshtypje si festë. Por, përsëri mqs., është kthyer si traditë dhe ne dalim. Një mesazh për gjithë të rinjtë është të dashurohen, sepse ndryshe humbasin shumë,”-shprehet një tjetër qytetarë për Tirana Today.

Në rrugët e kryeqytetit nuk ishin vetëm vendasit. Përkundrazi, siç ndodh në shumë festa vijnë edhe qytetarë nga rrethet për të festuar.

“Ne erdhëm nga Vlora dhe me një gurë vramë dy zogj. Sot bëmë edhe celebrimin, festojmë edhe festën e Shën Valentinit këtu në Tiranë. Për dhuratë do t’i bëj diçka simbolike, sepse në fund rëndësi ka mendimi.”

“Një buqetë me lule, më shumë nuk ka mundësi. Më ka sjellë nga Kosova këtu në Tiranë për ta vizituar dhe të festojmë Shën Valentinin.”

Teksa në duart e tyre nuk mungojnë lulet, qytetarët thonë për Tirana Today se çmimi i tyre është rritur shumë, ndaj është më shumë se simbolike.

“Edhe pse nuk duhet t’i ruash gjithë këto vetëm për Shën Valentinin, ditën sot e shohim si sebep. Vetëm këto lulet do t’i bëj sot, pse ça do më shumë. Simbolike është kjo tani, se dhe çmimet e këtyre kanë shkuar shumë.”

Ndërkohë për të tjerë dhurata më e bukur është një provë dashurie nëpërmjet tatuazheve.

“Në fillim do të shkojmë te Liqeni i Thatë, më pas do të shkojmë të hamë ndonjë gjë të mirë, pastaj nuk i dihet se ça ndodh pas orës 11 të darkës. Akoma nuk ia kam bërë dhuratën sepse po pres momentin e duhur. Dhe pse ne kemi bërë nga dy tatuazhe njësoj e këto janë simbol i dashurisë sonë.”

Pavarësisht sa shpenzojnë, qytetarët e kthyen kryeqytetin sot në vendin e dashurisë. Njerëz të të gjitha moshave, çifte nga të rinj e deri te të moshuar populluan parqet dhe sheshet në Tiranë./ TIRANA TODAY

Tags: ciftedarkedhuratafestojnëluleShën Valentinitë dashuruartirane

TË LIDHURA

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

21:43 | 08/04/2026
Për punët e Shqipërisë
Aktualitet

Për punët e Shqipërisë

19:46 | 08/04/2026
Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip
Kryesore

Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip

19:23 | 08/04/2026
Next Post
“Nuk iu kërkuam leje, ju njoftuam”, PD i përgjigjet Policisë: Urdhrat i jep Rama

“Nuk iu kërkuam leje, ju njoftuam”, PD i përgjigjet Policisë: Urdhrat i jep Rama

“Turp! ‘Vampirja’ plakë që i gëzohet tragjedisë së shqiptarëve”

“Turp! ‘Vampirja’ plakë që i gëzohet tragjedisë së shqiptarëve”

Pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit fshihet pas rënies së euros

Pastrimi i parave të krimit dhe korrupsionit fshihet pas rënies së euros







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com