Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

8 ditë në të ftohtë, studentët e dëshpëruar: Po sëmuremi ne dhe jo Rama apo fëmija i tij

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
8 ditë në të ftohtë, studentët e dëshpëruar: Po sëmuremi ne dhe jo Rama apo fëmija i tij

Ndryshe nga ditët e tjera, sot studentët zgjodhën të protestojnë në një formë tjetër. Në ditën e tyre të tetë të qëndresës para Ministrisë së Arsimit, ata nuk kishin magnetofon, por vetëm fleta të bardha dhe libra. Edhe pse grupet janë ndarë, një te Kryeministria e të tjerët tek Ministria e Arsimit; përsëri studentët thonë për Tirana Today se janë të vendosur për t’ia arritur qëllimit të tyre. Sipas tyre, protesta po “infektohet” nga militantë partiakë.

“Dhe ata që kanë shkuar te Kryeministria, thjesht janë nisur nga fryma partiake. Kurse ne që jemi këtu te Ministria, jemi tamam studentë dhe duam vetëm të na plotësohen ato kërkesa që kemi bërë. Edhe pse kemi një shpërndarje të studentëve, protesta po ia arrin qëllimit të vetë. Por, këtë shpërndarje e kanë bërë militantët e shumtë që hyjnë në protestë.”

Ndërkohë një studentë shprehet e revoltuar se edhe pse janë duke u sëmurur nga temperaturat e ulëta dhe orët e gjata të qëndrimit në shesh; përsëri nuk do të tërhiqen.

“Ne jemi këtu për të drejtat tona. Edhe pse të gjithë pushtetarët po tallen me ne. Edhe Edi Rama rri aty në zyrë, del një orë dhe tallet prapë me studentët. Jemi shumë të revoltuar dhe nuk e di se çfarë mund të bëjmë më pas. Rama nuk ka dëgjuar asnjë nga kërkesat tona, sepse nëse do t’i kishte dëgjuar nuk do të ishim këtu. Është dita e tetë që ne çirremi. Dhe jemi ne që po sëmuremi, nuk po sëmuret as Rama e as fëmija i tij.”

Prej mbrëmjes së djeshme studentët u ndanë në disa grupe, ku një pjesë iu drejtua Zogut të Zi, disa qëndruan te Ministria e të tjerë shkuan përballë Kryeministrisë. Por, protestuesit janë të bindur se nuk do të arrihet përçarje dhe se protesta do t’ia arrijë qëllimit të vetë.

“Protesta do të vazhdojë dhe ne nuk do të përçahemi. Edhe pse këtu te Ministria e Arsimit janë më pak studentë sot, por janë ata të vërtetët.”

“Protesta po ia arrin pak nga pak qëllimit, por kanë filluar edhe këto përçarjet, sepse ka shumë militantë partie. Nëse do të bashkohemi, siç kemi qenë dje, do t’ia arrijmë qëllimit tonë. Por, nëse vazhdojmë të përçahemi e dalim nëpër cepa rrugësh, do jemi të humbur. Me plotësimin e kushteve asnjë student nuk do të jetë më në shesh.”

Një studente i drejton një mesazh shqiptarëve nëpërmjet Tirana Today, ku i kërkon mbështetje me qëllim reformimin e sistemit arsimor në vend. Sepse kjo është e vetmja shpresë.

“Me të vërtetë që ne u ndamë, disa te Zogu i Zi e të tjerët këtu në Ministri. Por, ata nuk janë studentë me kuptimin e plotë të fjalës. Janë thjeshtë njerëz të politikës. Deri sa të firmosen ato kërkesat tona, ne nuk lëvizim që këtu. Nëse ne pranojmë të shkojmë të bisedojmë, të jeni të sigurt që do të manipulohemi.  Unë kam një mesazh për të gjithë shqiptarët, që ju lutem vendosni dorën në zemër dhe bashkohuni me ne që t’ia dalim mbanë. Ta ngremë arsimin sepse është e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë sa më në rregull.” TIRANA TODAY

Tags: 8 ditëedi ramafemijaMinistria e ArsimitprotestesëmuremiStudentët

TË LIDHURA

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:54 | 09/10/2025
Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015
Aktualitet

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Next Post
DOKUMENTI/ Lindita Nikolla i paguan shkollën edhe Endri Fugës

DOKUMENTI/ Lindita Nikolla i paguan shkollën edhe Endri Fugës

“Lër të dashurin ose të vras”, 18-vjeçarja çon në burg të atin

“Lër të dashurin ose të vras”, 18-vjeçarja çon në burg të atin

Reali turpërohet në Bernabeu, rusët shënojnë dy supergola (Video)

Reali turpërohet në Bernabeu, rusët shënojnë dy supergola (Video)







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com