Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(VIDEO) Studentët në rrugë/ Ankohen qytetarët: Të negociojnë se po na prishin punë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri
(VIDEO) Studentët në rrugë/ Ankohen qytetarët: Të negociojnë se po na prishin punë

Studenët vazhdojnë protestën e tyre, më të vendosur se kurrë për t’ia arritur qëllimit të plotësimit të kërkesave që ata kanë. Teksa çdo ditë e më shumë i shtohen mbështetës dhe nga universitete të qyteteve të tjera, edhe për kryeqytetasit kjo është një lëvizje e domodsoshme.

Por, në një Vox Pop të kryer nga Tirana Today, shumë prej tyre shprehen se duhet që studentët të ulen dhe të fillojnë negociatat. Disa prej qytetarëve ankohen se vazhdimi i protestave pa bërë asnjë lëvizje për bisedime, po i shqetëson. Kjo pasi me bllokimin e disa rrugëve krijohet trafik i rënduar në kryeqytet.

“Ata të drejtën e tyre janë duke kërkuar dhe t’i shkojnë dei në fund, por të ulen e të negociojnë. Se kështu duke dalë veç në protestë e bllokuar rrugën, krijohet shumë trafik. Dhe neve me thënë të drejtën, na shqetëson pak kjo gjë. Ndaj të mendojnë dhe për popullin pak, sepse na duhet të shkojmë në punë.”

“Duhet të negociohet e të merren vesh dhe më pas plotësohen kushtet. Si mund të bëhen gjërat kështu, kjo punë vajti ‘na ti lekët dhe ik’. Sikur të jetë hava. Por, nuk zgjidhen kështu gjërat. ”

“Protestat janë gjithmonë të drejta, por varet se çfarë kërkojnë ata. Pa negociata nuk bëhet asgjë. Apo dalin ata që kanë nga 7-8 vjet që nuk bëjnë provime e dalin aty. Prindërit i kanë dërguar për shkollë, që të mësojnë. Mirë përgjysmimi i taksës që është një kërkesë e drejtë, por, po ato të tjerat?! Ata nuk ulen të bisedojnë, por menjëherë nuk bëhen ato. Populli shqiptar është i varfër, nëse i plotësohen të gjitha kushtet atyre, po pensionistët, rrogëtarët ku do të venë?!”

“Iu futën në këtë gjë me pak kërkesa, e filluan duke i shtuar. Tani nga qielli nuk bien ato. Studentët duhet të kërkojnë ato që janë më të nevojshme. Tani ti ndodhta do nënën, babain, gjyshen e katragjyshen, por nuk kemi ku i gjejmë.”

Por, ndryshe mendojnë të tjerë qytetarë, të cilët thonë se ky vendim i studentëve për të mos folur me qeverinë pa u plotësuar kërkesat, është shumë gjë e mirë.

“Ministrja tha që është me dy duar pro studentëve, por ajo nuk ia dha të gjitha çfarë kërkonin ata. Duhet t’ia plotësojë gjithë kushtet që ata kanë vendosur, atëherë është realisht me dy duar.”

“Studentët e dinë që një ministre e tillë nuk ka mundësi t’i plotësojë ato kërkesat e tyre. Çfarë do ajo para tyre?! Duhet të japë dorëheqjen dhe prapë nuk është e mjaftueshme kjo. Duhet një revoltë shumë herë më e madhe e gjithë popullit. Unë në protestë isha dhe atje do të shkojë prapë.”

“Unë e kam për herë të parë sot, që i bashkohem protestës së studentëve. Dhe mendoj që kanë një kauzë shumë të drejtë e të gjithë duhet t’i mbështesim. Sidomos ata që kanë qenë më parë ose do të jenë në të ardhmen studentë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.”

“Mendoj se është një protestë jashtëzakonisht shumë e mirë, sepse studentët kanë të dejtat e tyre. Unë kam patur fëmijët në universitet, por jam sforcuar shumë që t’i nxirrja në jetë. Ndaj bravo iu qoftë atyre të rinjëve që kanë dalë aty.” TIRANA TODAY

Tags: ankesabllokohen rrugëtnegociojnëprotesteqytetaretStudentët

TË LIDHURA

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë
Aktualitet

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë

17:19 | 04/09/2025
Pas pesë vitesh në arrati, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penal u arrestua në portin e Brindisit
Aktualitet

Pas pesë vitesh në arrati, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penal u arrestua në portin e Brindisit

17:09 | 04/09/2025
Kodi i ri i Etikës, Manastirliu: Mësuesi figurë kyçe në shkollë dhe komunitet
Aktualitet

Kodi i ri i Etikës, Manastirliu: Mësuesi figurë kyçe në shkollë dhe komunitet

16:21 | 04/09/2025
Next Post
Takimi i 6 kryeministrave në Durrës, Artan Fuga: Pse media na la në terr informativ

Menaxhimi i parave të universitetit? Fuga publikon skemën: Borde qesharake

Franca thirrje Trumpit: Mos ndërhyjë në çështje të brendshme

Franca thirrje Trumpit: Mos ndërhyjë në çështje të brendshme

Bale rikthehet tek goli dhe merr në ‘dorë’ Real Madridin (Video)

Bale rikthehet tek goli dhe merr në ‘dorë’ Real Madridin (Video)

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë
Aktualitet

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë

by mirseda
17:19 | 04/09/2025
0

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit, që pritet të çlirojë...

Pas pesë vitesh në arrati, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penal u arrestua në portin e Brindisit

Pas pesë vitesh në arrati, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penal u arrestua në portin e Brindisit

17:09 | 04/09/2025
Publikohen formacionet zyrtare Gjibraltar-Shqipëri, Sylvinho hedh në fushë edhe debutues

Publikohen formacionet zyrtare Gjibraltar-Shqipëri, Sylvinho hedh në fushë edhe debutues

17:04 | 04/09/2025
Papa Leo XIV pret presidentin e Izraelit në Vatikan: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gaza

Papa Leo XIV pret presidentin e Izraelit në Vatikan: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gaza

16:54 | 04/09/2025
Samiti në Paris/ Zelensky dhe liderët evropianë flasin me Trump, diskutime mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën

Samiti në Paris/ Zelensky dhe liderët evropianë flasin me Trump, diskutime mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën

16:35 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com