Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

5€ për të kaluar kufirin, kosovarët të irrituar: Më mirë po ikim te serbi

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
5€ për të kaluar kufirin, kosovarët të irrituar: Më mirë po ikim te serbi

Prej 17 shtatorit ka filluar aplikimi i tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Edhe pse pati shumë kundërshtime ajo vazhdon të jetë 5€. Përjashtim bëjnë vetëm automjetet të cilat janë të regjistruara në Bashkinë e Hasit, Tropojë dhe Kukës. Këto të fundit duhet të paguajnë 100 lekë të reja.

Por, edhe pse janë krijuar disa lehtësi, qytetarët vazhdojnë të jenë të irrituar. Edhe shtetasit nga Kosova thonë për Tirana Today se kjo taksë është duke i penalizuar dhe shumë prej tyre kanë rralluar edhe ardhjet drejt Shqipërisë.

“Kjo taksë ka ndikuar maksimalisht. Për të gjithë, jo veç për neve. Unë punoj me autobusët nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas, bëjë rreth katër rrugë në ditë. Në fund të muajit më duhet të paguajë mbi 900€. Por, nesër do t’i bjerë njerëzve në kurriz. Sepse do të më duhet të rris çmimin e biletës. Nuk mund ta përballojmë 33€ në ditë.

Çdo kosovar gjatë fundjavës vjen në Shqipëri. Kurse tani e kanë më të lehtë të shkojnë në Maqedoni. Ky është një kufi i dytë për ne, për gjithë Kosovën. Plus me këtë rregullin e ri, që kontrollojnë dy pasaporta është katastrofë. Shumë më kollaj kalon në Greqi, Kroaci, madje edhe te armiqtë në Serbi. Atje shkojmë më lehtë.”

Të gjithë mjetet transportuese janë pajisur me një aparaturë e cila i lehtëson kalimin, pasi tregon në mënyrë dixhitale nëse kanë bërë pagesën mujore, duke shmangur radhët në kufi. Por, sipas drejtuesve të mjeteve edhe pse në fillim u dhanë falas, në fillim të muajit tetor, ata u detyruan të paguanin.

“Aparatin në fillim na e shpërndanë falas. Por, më pas na kërkuan rreth 4000 lekë. Ne kemi frikë se edhe pagesa prej 100 lekësh që ne bëjmë, mund të rritet. Pasi nuk ka besë. Kjo periudhë është provë se sa ndikon apo zgjat nuk e dimë. Shqipëria i ka shitur të gjithë njerëzit, të gjithë janë të dënuar, pa qenë fare të dënuar.”

Për qytetarët gjendja e keqe e rrugëve dhe urave është një nga problemet kryesore. Ku sipas tyre edhe pse shteti e privati janë duke marrë pagesa nga qytetarët, ato vazhdojnë të dëmtojnë automjetet e tyre.

“Kemi shumë pakënaqësi, ka rëndë edhe puna. Bileta e autobusit për në Kosovë nuk ka lëvizur, por nuk e dëgjon një njeri të thotë që kjo është gjë e mirë. Unë jam vetë kuksianë, por banorët nuk kanë çfarë të bëjnë më. Sepse në çdo lagje apo rrugë është nga një furgon policie.

Unë e paguaj 100 lekë për veturë, le ta bëjnë edhe 500 lekë. Por, të bëjnë diçka për ne, se asgjë nuk po shohim në dritë. Nga Miloti e deri në kufi shkoni dhe shihni nëse ka ndonjë urë që nuk është e prishur. Çdo javë mua më duhet të ndërroj guzhineta të autobusit, kjo për shkak të gjendjes së urave.”

“Shteti është duke marr taksa, por edhe privati po ashtu. Ato vidat e urave kanë dalë dhe ne detyrohemi ose të ecim me 80-90 km/h ose të ulim shpejtësinë dhe të vijnë të na godasin nga pas. Kushedi sa aksidente janë bërë në ato ura dhe nga gjendja e shkatërruar e rrugëve.”

Ndërkohë vizitorë nga Kosova thonë për Tirana Today se vendosja e taksës është duke ndikuar drejtpërdrejtë në uljen e ardhjeve në Shqipëri.

“Ajo taksë është e lartë dhe besoj se kjo gjë ka ndikuar dhe te ata vizitorë nga Kosova, që vijnë me makina. Se gjithë udhëtimi bën 10€ është shumë për një qytetarë të thjeshtë.”

“Unë kam shumë miq nga Kosova dhe ata e kanë ndërprerë ardhjen për në Shqipëri. Preferojnë të ikin në Mal të Zi. Edhe kjo është ajo që më irriton më së shumti.” TIRANA TODAY

Tags: 5 euroautobusirrituarkosovakosovaretkufirilehtësimakinashqiperia

TË LIDHURA

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

22:31 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit
Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak
Politikë

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

21:19 | 04/03/2026
Next Post
Bashkëshortja e Kivanç Tatlitug merr super ofertën, aktori xheloz e ndalon të…

Bashkëshortja e Kivanç Tatlitug merr super ofertën, aktori xheloz e ndalon të...

“Zhegra krenar me ty”, ja reagimi i Shaqirit për fshatin e lindjes

Vizita në ‘ferrin’ e Beogradit, flet Shaqiri: Ata do të më...

A ka përgjime për Vangjush Dakon? Analisti: Opozita të flasë me fakte, ose të heshtë

Bushati mosbesues: Rama po bën show, ja dy goditjet e mëdha që mori







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com