Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Akuzat për përdhunim/Policia hap hetimet, Ronaldo: Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Akuzat për përdhunim/Policia hap hetimet, Ronaldo: Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’

Gazetari i Der Spiegel, Cristoph Winterbach, i ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter disa dokumente të cilat konfirmojnë se Cristiano Ronaldo e kishte pranuar pjesërisht fajin për përdhunimin e Kathryn Mayorgas në vitin 2009.

Winterbachu është autori i artikullit të Der Spiegel, ku fillimisht u bënë publike akuzat ndaj Ronaldos. Ylli portugez i kishte mohuar këto akuza në llogarinë e tij në Instagram duke i quajtur të rreme, si dhe kishte pretenduar se Mayorga kërkonte të bëhej e famshme duke e përdorur emrin e tij.

Megjithatë, deklaratës së Ronaldos i është përgjigjur menjëherë redaksia e Der Spiegelit, të cilët përveç publikimit të dokumenteve që e vërtetojnë këtë akuzë, edhe kanë bërë të ditur se avokati i Ronaldos i kishte kontaktuar para publikimit të artikullit, duke i thënë se lajmi ishte shumë personal për ta bërë publike, por nuk i kishte mohuar akuzat ndaj klientit të tij.

Në vitin 2009, kur Mayorga pretendon se ishte përdhunuar nga Ronaldo në një hotel në Las Vegas, ajo nuk kishte pasur guxim t’i bënte publike akuzat pasi që frikësohej se portugezi do t’i hakmerrej. Për këtë arsye, ajo dhe avokati i saj kishin arritur marrëveshje me agjentët e Ronaldos, sipas së cilës Mayorga do t’i merrte 322 mijë euro për të mos folur kurrë për këtë ngjarje.

Për të arritur këtë marrëveshje, Ronaldo ishte marrë në pyetje nga avokatët e tij. Kur u pyet nëse Mayorga kishte bërtitur, Ronaldo ishte përgjigjur: “Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’ disa herë”. Por, në versionet e mëvonshme të kësaj interviste, Ronaldo e kishte mohuar akuzën, duke thënë se Mayorga kishte pranuar vetë.

Për më tepër, Winterbachu e ka publikuar edhe dokumentin e marrëveshjes së arritur mes Mayorgas dhe Ronaldos, ku sugjerohet se portugezi nuk mund ta padisë Mayorgan për shkelje të marrëveshjes, pasi që edhe agjentët e tij nuk kanë vepruar në përputhshmëri me të. Në marrëveshje është edhe nënshkrimi i Ronaldos, ndërsa në deklaratën e lëshuar për media, avokati i portugezit ka thënë se Ronaldo nuk e ka lexuar asnjëherë dokumentin. Nëse ai me të vërtetë nuk e ka lexuar, atëherë marrëveshja është shkelur.

Der Spiegel e ka publikuar edhe raportin nga policia e Las Vegasit, i cili është shkruar në vitin 2009, kur Mayorga e kishte raportuan incidentin e ndodhur, megjithatë nuk kishte pranuar ta emëronte Ronaldon. Tanimë është dëshmuar se Ronaldo dhe Mayorga janë takuar natën e 13 qershorit të atij viti, pasi që ekzistojnë foto ku shihet Ronaldo duke e mbajtur dorën e saj dhe duke i folur në vesh.

Vetë policia e Las Vegasit e zyrtarizoi lajmin për hapjen e këtyre hetimeve në mbrëmjen e së hënës. Të enjten e javës së kaluar, Mayorga bëri padinë e saj kundër futbollistit në Gjykatën e Kontesë Clark ne Nevada duke deklaruar se në atë kohë u pagua 322 mijë Dollarë nga futbollisti në mënyrë që ajo të mos e bënte publike këtë histori.

Policia në mbrëmjen e së hënës konfirmoi gjithashtu se ditën që ndodhi ngjarja, Mayorga kishte bërë një telefonatë, por pa dhënë asnjë detaj, as për vendin e ngjarjes e as për gjeneralitetet e autorit të përdhunimit. Megjithatë viktima kishte shkuar në spital për verifikimet mjekësore në lidhje me dhunën seksuale të pësuar.

Tags: "STOP"akuzathetimetperdhunimpoliciaronaldo

TË LIDHURA

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital
Sport

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

20:09 | 14/03/2026
Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë
Sport

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

15:11 | 14/03/2026
Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta
Sport

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

13:07 | 14/03/2026
Next Post
Tanja Fajon: Mali i Zi është më afër BE-së, Kosova dhe Serbia kanë probleme

Fajon maqedonasve: Po bëni hapa mbrapa nëse nuk arrini kompromis me Greqinë

Belgjikë, ‘racistja’ shtyn djalin me ngjyrë drejt binarëve të trenit

Belgjikë, ‘racistja’ shtyn djalin me ngjyrë drejt binarëve të trenit

Skënder Gega: Jeta është e mbushur me urrejtje, futbolli duhet të jetë “fair-play”

Skënder Gega: Jeta është e mbushur me urrejtje, futbolli duhet të jetë “fair-play”







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com