Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Nëse hapen negociatat, Shqipërinë e pret hataja! Rama do bëjë atë që nuk iu shkon nëpër mend!”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Nëse hapen negociatat, Shqipërinë e pret hataja! Rama do bëjë atë që nuk iu shkon nëpër mend!”

Ky muaj është vendimtar për rrugën evropiane të Shqipërisë. Më 28-29 qershor vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të vendosin nëse do të hapen ose jo negociatat.

Duke iu referuar këtij raporti mes Shqipërisë dhe Brukselit, analisti Fatos Lubonja ka adresuar problematikat kryesore të kësaj marrëdhënieje.

Në një shkrim për median austriake “Der Standard”, të përkthyer nga “Tirana Today”, me titull “Brukseli dhe Shqipëria; vetëm ultimatumi bën punë”, Lubonja i ka bërë një skaner situatës politike dhe ekonomike në vend.Ndërsa e cilëson si të parakohshme hapjen e negociatave me Shqipërinë pasi sipas tij, vendi është i kapur nga mafia, oligarkët dhe krimi i organizuar. Këta të fundit sipas tij drejtojnë vetë kryeministrin Rama.

Në rast të kundërt, sipas Lubonjës nëse Bashkimi Evropian do të hapë negociatat atëherë vendin e pret një kolaps politik, ekonomik dhe rrënimi të lirisë së shqiptarëve.

“Hapja e negociatave do t’i japë Ramës një justifikim të madh që të mohojë apo të shmangë të gjitha kritikat që i janë bërë deri më sot. Në këtë mënyrë, Rama do të ketë dorë të lirë që të përfitojë bashkë me oligarkët dhe krimin e organizuar në kurriz të shtetit, gjë e cila do ta çojnë vendin në pasoja të pariparueshme për ekonominë, demokracinë dhe lirinë”, shkruan Lubonja në analizën e tij për “Der Standard”.

Analiza e plotë

Thirrjet që vijnë nga Tirana drejtuar samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian mbi hapjen e  negociatave nuk janë një inkurajim por një poshtërim.

Pse janë një poshtërim?

Shqipëria e drejtuar nga kjo elitë politike dhe ekonomike, nuk ka bërë as progresin më të vogël përgjatë këtyre 25 viteve të fundit.

Kjo ka ardhur si pasojë e faktit se Shqipëria nuk ka zhvilluar një shtet kushtetues evropian, por ka krijuar një shtet të të dështuar, ku kanë mbizotëruar oligarkët dhe krimi i organizuar. Dhe jo me pa të drejtë është cilësuar kohët e fundit si “narko-shtet”.

Po pse kemi përfunduar në një narko-shtet?!

Kjo vjen për tre arsye:

Së pari, shteti ka qenë gjithmonë i dobët, informal dhe i lidhur me krimin. Është ndërtuar një ekonomi e inkriminuar e cila si kurrë më parë ka rënë pre e ndikimit të krimit të organizuar.

Së dyti, pikërisht për këtë arsye, lidershipi politik shqiptar është shndërruar gjithnjë e më  shumë në përfaqësues dhe administrator të interesave të krimit të organizuar.

Së treti, si rezultat i këtij fenomeni, numri i shqiptarëve që largohen dëshpërimisht nga vendi është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Për të adresuar këtë gjendje jo me të dhëna ireale apo pseudo- reforma, brella e BE-së është e pamjaftueshme për të nxjerrë vendin nga ky qorrsokak. 

Ky është një opinion i arsyeshëm, i cili meriton të diskutohet si në Shqipëri, ashtu dhe në mesin e vendimmarrësve evropianë.

Megjithatë, propaganda e qeverisë së kryeministrit Rama e ka shtypur diskutimin real dhe të vërtetë.

Zërat kritikë kundër qeverisë,  përfshi edhe ato të opozitës janë cilësuar si një pengesë për aspiratat e shqiptarëve për t’iu bashkuar Unionit.

Perspektiva mbi idenë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka luajtur gjithmonë një rol pozitiv që Shqipëria të mos rrëshqasë në realitete dramatike.

Hapja e mundshme e negociatave për të nisur procesin e anëtarësimit, i cili nuk është shoqëruar me një progres të vërtetë, e  zhvlerëson gjithë perspektivën e BE-së. Aq më tepër kur kjo e fundit është zbehur shumë së fundmi.

Hapja e negociatave në kushtet aktuale do të jetë shumë e dëmshme për Shqipërinë por edhe për vetë projektin evropian në terma afatgjatë.

Njohja nga ana e Bashkimit Evropian, të një realiteti dhe progresi që nuk ekziston do të bëjë që të përfitojë më shumë elita politike, e cila është përgjegjëse direkte e këtij mizerabiliteti se sa vetë sesa populli shqiptar.

Hapja negociatave do të thotë më shumë legjitimitet për elitën politike shqiptare sesa për  legjitimitetin e Bashkimit Evropian.

Kjo është e pamjaftueshme për të justifikuar faktin e kanabizimit të Shqipërisë nga ana e kryeministrit Rama, të cilin opozita e akuzuar me qindra herë, jo vetëm për shtrirjen e këtij fenomeni por edhe për pasojat tragjike që mund t’i sjellë vendit dhe raportet e tij me vendet e huaja, kryesisht perëndimore.

Përderisa është kështu, përse ambasadat e vendeve të BE-së dhe SHBA-së nuk e ngrënë zërin?!

Hapja e negociatave do t’i japë Ramës një justifikim të madh që të mohojë apo të shmangë të gjitha kritikat që i janë bërë deri më sot.

Në këtë mënyrë, Rama do të ketë dorë të lirë që të përfitojë bashkë me oligarkët dhe krimin e organizuar në kurriz të shtetit, gjë e cila do ta çojnë vendin në pasoja të pariparueshme për ekonominë, demokracinë dhe lirinë.

Kjo tezë mund të kundërshtohet duke thënë se hapja e negociatave, do ta bënte BE-në që përmes mekanizmave të veta ta mbante nën kontroll Shqipërinë.

Por, bazuar në ecurinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së, si dhe duke iu referuar situatës aktuale në të cilën ndodhet vetë Unioni, autoriteti dhe legjitimiteti i Brukselit po bie gjithnjë e më shumë, si në pozicionin e negociatorit ashtu edhe në atë të korrektuesit.

Bashkimi Evropian ndodhet midis dy zjarreve, nga njëra anë nga është i pafuqishëm përballë zërave antievropianë dhe përballë zërave autoritarë brenda kufijve të tij.

Shembulli i Turqisë, ku përkundër hapjes së negociatave që nga viti 2002, vendi ende nuk është pranuar në Bashkimin Evropian.

Në kontekstin e procesit të Bashkimit Evropian, i cili është ekspozuar nga lëvizjet anti-evropiane, nacionalizmi dhe autoriteti i forcës, krimi mesa duket do ta udhëheqë për një kohë të gjatë Shqipërinë. Ky është një argument shtesë për një zgjidhje konkrete të projektit evropian.

Në pikëpamjen time, duhet t’i jepet një ultimatum Ramës dhe mbështetësve të tij sa nuk është vonë dhe jo të legjitimohet gjë e cila do ta bënte vendin edhe më të pasigurt.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Fatos Lubonjahapenhatajakrimi i organizuarmendnegociatatoligarketpretramaShkonShqipërinë

TË LIDHURA

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”
Kryesore

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

08:55 | 13/10/2025
Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Next Post
Plani i BE-së për Shqipërinë, ja çfarë do të bëhet me refugjatët

Plani i BE-së për Shqipërinë, ja çfarë do të bëhet me refugjatët

Mos e vrit femrën o mashkull i pa-burrë!

Mos e vrit femrën o mashkull i pa-burrë!

Ushtari i tyre la kockat në Koshare, serbët: E vranë terroristët shqiptarë

Ushtari i tyre la kockat në Koshare, serbët: E vranë terroristët shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”
Kryesore

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

by mirseda
08:55 | 13/10/2025
0

Tirana do të jetë mikpritësja e Forumit të parë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6), që do të...

Lirimi i pengjeve nga Hamasi/ ‘Mirë se vini në shtëpi’,

Lirimi i pengjeve nga Hamasi/ ‘Mirë se vini në shtëpi’,

08:24 | 13/10/2025
Mot i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të hënë

Mot i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të hënë

08:22 | 13/10/2025
LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

22:20 | 12/10/2025
Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com