Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me Drager brenda rrugëve të qytetit të Tiranës për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që ngasin në gjendje të dehur duke u bërë burim aksidenti dhe duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e rrugës.
Nga aksioni i bërë në mëngjesin e sotëm janë konstatuar 14 drejtues nën efektin e alkoolit, 4 drejtues po ngisnin në gjendje të dehur dhe 1 drejtues është vënë në pranga për ngarje në gjendje të dehur dhe mos bindje të urdhrit të policisë.
Njoftimi i policisë:
Ne rrugët e brendshme të Tiranës.
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet me Drager për te evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh qe drejtojnë mjetin nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur duke u bere burim aksidenti për veten dhe për përdoruesit e rrugës.
Edhe ne orët e para te mëngjesit te sotëm janë evidentuar drejtues mjetesh qe abuzojnë me pijen ne timon.
Por ka dhe drejtues mjetesh qe nen efektin e alkoolit apo ne gjendje te dehur nuk i binden urdhrit te punonjësit te policisë por largohen me shpejtësi pa e menduar se me tutje ka patrulla te tjera policie dhe përfundon ne pranga.
14 drejtues mjetesh qe drejtonin mjetin nen ndikimin e alkoolit.
4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur
1 drejtues mjeti ne gjendje te dehur nuk i bindet urdhrit te punonjësit te policisë për te ndaluar dhe largohet me shpejtësi por pas ndjekjes nga Policia Rrugore, Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, është kapur dhe arrestuar ne flagrancë për disa shkelje: Neni 190/1, Neni 139/3, Neni 144/3, Neni 184/2,3, Neni 72/12, Neni 203/1, Drejtuesi i mjetit nuk i bindet shenjës se ndalimit te punonjësit te policisë, nuk rregullon shpejtësinë veçanërisht ne qendrat e banuara, vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, rezultoi nen efektin e alkoolit testi i pare 0.70 mg/l testi i dyte 0.65 mg/l, me xhama te errësuar si dhe debitor me një mase plotësuese te pashlyer.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2125970191022674/