Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Evropa me sytë drejt yllit në ngjitje Macron, jo nga e drobitura Merkel

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Evropa me sytë drejt yllit në ngjitje Macron, jo nga e drobitura Merkel

Në Francë një i ri kap majat. Në Gjermani zonja e hekurt e Evropës lufton për të kapur mandatin e katërt. BE kërkon një dorë drejtuese dhe i kthen sytë nga Parisi, jo nga Berlini.

Në fund të vitit 2017 është e qartë: Në skenën evropianë ka filluar të perëndojë ylli i Merkelit. Heroi i ri për shumë pro evropianë është tani Emmanuel Macron, presidenti francez, që fitoi zgjedhjet në maj të këtij viti kundër populistes së djathtë, Marine Le Pen. Në shtator revista „Economist” në faqen kryesore publikon një foto të Macron në dritën e prozhektorëve, ndërsa në gjysmë hije ishte treguar kancelarja gjermane. Merkel me një pamje të plakur sapo kishte humbur shumë mbështetje në zgjedhjet e Bundestagut të 24 shtatorit, ndërkohë në parlament ishte futur një parti e ekstremit të djathtë, AfD.

Kjo gjendje u vu re edhe në samitin e fundit të BE në Bruksel. „Ky samit tregoi me intensitetin e tij, se mund të arrish më shumë, kur të gjithë me dëshirë duan të çojnë përpara atë që kemi të përbashkët”, foli i entuziazmuar, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me „miken e mirë”, Angela Merkel. Kancelarja gjermane u tregua shumë e përmbajtur, sepse ajo nuk e kishte në Berlin koalicionin e ri për qeverinë dhe është kancelare vetëm në detyrë. Por ajo premtoi një përgjigje për propozimet e Macron për Evropën më së voni deri në qershor 2018. Edhe Merkeli e ka të qartë: „Kur Franca dhe Evropa nuk kanë një qëndrim të përbashkët, as Evropa nuk ecën përpara.”

Ide të reja jo merkelim

Në Francë e në skenën ndërkombëtare, Macron kërkon të çojë përpara reformat. Në një fjalim programatik, dy ditë pas zgjedhjeve të Bundestagut ai u shpreh për rilindjen evropianë. Ndërkohë në Berlin u desh të mblidhen çikat e koalicionit të ndëshkuar nga votuesit.”Varet nga ne që të tregojmë udhën. Bëhet fjalë për rikrijimin e një Europe sovrane, të bashkuar, demokratike”, thotë Macron. Një ushtri e përbashkët, një politikë e përbashkët financiare. Ide që Macron kërkon t’i çojë përpara në vitin 2018.

Sigurisht jo të gjithë do ta ndjekin. Në Lindjen europiane po krijohet rezistencë. Shtetet e Vishegradit (Çekia, Polonia, Sllovakia e Hungaria) nuk kanë ndonjë emocion kur dëgjojnë refrenin e Macron „Më shumë Europë”. Edhe kancelari më i ri austriak, Sebastian Kurz është kundër „më shumë Europe”, por për një „Europë më të mirë”. Shumë i bindur nuk është as kryeministri holandez, Mark Rutte. Rutte, që arriti të ndalte marshin e populistëve të Geert Wilders në mars 2017, ashtu si Merkel e sheh objektivin e Macron si shumë ambicioz. Ai e refuzon një ministër financash të Europës.

“Një shans për Europën”

Por Emmanuel Macron ia doli në 2017- n të ndalte Frontin Nacional me një „lëvizje” të prerë sipas modelit që donte ai, „Përpara”. Megjithatë rreth e një e treta e francezëve ende përkrah partinë e Le Penit, paralajmëroi ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel. „Megjithë euforinë për fitoren e Macron këtë vit, tek e vërteta bën pjesë edhe se 35% votuan partinë populistë të djathtë.” Megjithatë Macron është një shans i madh për Francën dhe Europën.

Në Itali reformat e kërkuara nga Macron gjejnë miratim, edhe si kundërpërgjigje ndaj politikës së urryer të kursimeve të ish-ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble. Por për BE ato mund të kthehen në një sfidë të re, sepse mali i madh i borxheve italiane ende e mban për fyti këtë vend. Kjo nuk ka për të ndryshuar as vitin e ardhshëm. Në mars 2018 në Itali priten votime. Programe kursimi dhe reforma nuk propozon asnjë kamp politik. Përkundrazi flitet për më shumë shpenzime shtetërore. Madje lëvizja populiste e Pesë Yjeve të Beppe Grillos që kryeson sondazhet kërkon që të dalë nga eurozona.

2018  – do të përcaktojë kursin e ri

Gjatë këtij viti mbeti e pazgjidhur kriza e refugjatëve në Europë. Shtetet e Vishegradit refuzojnë të pranojnë refugjatë, megjithë një vendim të Gjykatës Europiane. Moszbatimi i këtij vendimi e trondit thellë BE, sepse ai i vë pikëpyetje besnikërisë ligjore të vendeve anëtare. Merkel kërkoi dhënien fund të refuzimit.

Merkel kërkon solidaritet, ai nuk duhet të jetë një rrugë njëkalimshme „Nuk mund të jetë kështu, që për disa tema në Europë ka solidaritet e për të tjera ai përjashtohet.” Deri në qershor 2018 grindja do të vazhdojë. Testi i vërtetë për solidaritetin do të duket në vitin 2019 kur të fillojnë negociatat për buxhetin e viteve 2020-2027. Merkel, si kryetarja e qeverisë së vendit më të madh pagues në BE mund t’i ndëshkojë vende si Polonia e Hungaria që marrin me dy duar nga buxheti europian.

Turqia, Ballkani Perëndimor

Probleme BE pritet të ketë edhe me Turqinë. Austria kërkon ndërprerjen e bisedimeve të anëtarësimit të Turqisë më BE. Vende të tjera hezitojnë. Rëndësi ka si do të sillen Gjermania dhe Franca. Merkel e ka lënë të hapur verifikimin e ndërprerjes së negociatave. Macron nuk është prononcuar ende.

Europa feston Macron jo vetëm për dinamikën e reformave, por edhe sepse ai ka marrë në dorë edhe stafetën e politikës së jashtme. Pas samitit joharmonik të NATO-s dhe vendeve të G20-s me presidentin e ri Donald Trump, Macron ka arritur të krijojë një marrëdhënie me populistin nga Uashingtoni. Nga ana tjetër ai u shpreh hapur kundër vendimit të Trumpit për daljen nga Marrëveshja e Klimës. “Make our planet great again!” – Bëjeni planetin tonë sërish të madh” – iu drejtua ai me një fjalim televiziv edhe Shtëpisë së Bardhë. Bashkë me Angela Merkelin, Macron është angazhuar për partneritet me Afrikën, për kontrollimin e migracinit dhe pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në këtë pikë nuk pritet ndonjë ndryshim në politikën e BE.

Tags: 2017Ballkani PerëndimorbeEuropaMacronMerkelpolitikaRefugjatëtretrospektiveTurqiaZgjedhjet

TË LIDHURA

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg
Bota

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani
Bota

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

19:05 | 22/11/2025
Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje

17:42 | 22/11/2025
Next Post
Gomonia me 605 kg drogë drejt Italisë, kapet skafisti shqiptar

Gomonia me 605 kg drogë drejt Italisë, kapet skafisti shqiptar

Gazetaret kërcënohen me vdekje në Kroaci

Gazetaret kërcënohen me vdekje në Kroaci

Kosta Rika, 12 të vrarë nga rrëzimi i avionit

Kosta Rika, 12 të vrarë nga rrëzimi i avionit







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com