Kryeministri Edi Rama duket se është frymëzuar sot jo vetëm nga fitorja e medaljes së arit nga peshëngritësja Romela Begaj, por edhe nga vetë kundërshtari i tij politik Lulzim Basha.
Rama ka publikuar në Facebook një foto nga vizita e Bashës në Fier, duke e përgëzuar kryedemokratin, i cili u takua sot edhe me kreun e Bashkisë së Fierit, Armando Subashin.
“Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe”, shkruan Rama në Facebook.