Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur çadrën ta mbyll Gramoz Ruçi

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kur çadrën ta mbyll Gramoz Ruçi

Skena, sa teatrale aq edhe groteske, që Lulzim Basha prodhoi këtë të enjte në Kuvend, u nxitua të justifikohet, si nga përkrahësit po ashtu edhe nga kritikët e tij, si një lëvizje për të fashitur jehonën e grupit kundërshtar në PD. Praktika është e njohur. Është e njëjta me atë që përdori Edi Rama pasi humbi zgjedhjet e vitit 2009 dhe pasi lëvizja e njohur si LMN i kërkoi të largohej. Kryefjala e kësaj strategjie është radikalizmi, pra nxitja e tensioneve pozitë- opozitë, për të shuar çdo debat tjetër për demokracinë brenda partisë, për të heshtur çdo zë kritik, për të sfumuar çdo divergjencë në selinë blu e cila mezi po merr veten pas një humbjeje dhe përplasjeje traumatike.

Më këtë synim u mundua edhe Lulzim Basha të ngrejë një furtunë në gotë në sallën e parlamentit. Ai bllokoi më kot foltoren, i rreshtoi trupat e tij për betejë, ndezi situatën, bërtiti për të drejtat e opozitës, dhe njësoj si gjatë kohës së çadrës ushqeu me pica, mbështetësit e tij brenda kuvendit. Por përtej këtij shou, po të interesoheshe e çfarë ndodhi në të vërtetë, e gjitha bëhej qesharake. Të tëra palët (PS, PD, LSI) patën rënë dakord që të ngrinin komisionin e reformës zgjedhore. Zakanoisht, kur për çështjet ka dakordësi, kalohet drejt e në votim dhe pa debat. Kështu u paqtuan të gjithë edhe në konferencën e kryetarëve të Kuvendit. Madje këtë version e pranon edhe LSI, e cila është e prirur t’i hedhë benzinë çdo tymnaje kundër Ramës.

Mirëpo, kur demokratët zbarkuan në sallë, ata pretenduan se do të mbanin plot 30 diskutime. Edhe këtë akush nuk ua mohoi. “I bëjmë po të doni ishte kundër oferta, por për këtë na duhet kohë edhe ne të përgatitemi”. 

Këtu Basha u ngrit në tribunë, e bllokoi foltoren, barrikadoi njerëzit e tij dhe bllokoi punimet e Kuvendit. “Jo nuk u japim as kohë, duhet të debatojmë tani”, ishte ultimatumi i tij. Ai nuk kishte as kazus, as kauzë dhe as karizëm në këtë shpërthim të beftë. Ai thjesht vendosi të prodhojë një sherr pa thelb, i cili fillimisht i ofroi “heroizmin” e përjashtimit nga parlamenti dhe pastaj mëshirën cinike të Ruçit, për t’a falur si një çun të mirë që po gabonte për herë të parë. Vetëm në pak orë, butaforia që ngriti u shfry në mënyrë të turpshme.

Dhe në fakt ky është problemi real i Bashës. Paaftësia e tij që të tjerët t’a marrin seriozisht. Parandaj dhe të gjithë ata që e shohin manovrën e së enjtes si një lëvizje radikalizuese për të nxjerrë jashtë loje grupin e kundërshtarëve brenda partisë e kanë gabim. Sepse përpara Patozit, Bregut, Bodes, Topallit, Imamit, Rulit, Lulzim Basha ka një hall shumë më të madh. Ai ka problemin e besueshmërisë me publikun. Që pas talljes skandaloze me kauzën e çadrës, që pas shitjes së saj për një pazar me Edi Ramën, kreut të PD do t’i duhet shumë kohë për të riskalitur imazhin e radikalit. Që prej 18 majit, për fatin e tij të keq, ai nuk ngjall më, as frikë dhe as besim. Askush nuk i druhet më një përplasjeje të fortë, mes PD-së dhe PS-së, sepse të gjithë e dinë se Basha në fund do të tërhiqet me turp.

Prandaj lojës së radikalit, si një taktikë, për të shmangur vëmendjen nga kritikët e tij në PD, i ka dalë boja. Përmes saj, ai jo vetëm që nuk “asgjëson” kundërshtarët e brendshëm, por për më tepër, vazhdon të rrënojë besimin e tij tek publiku. Pikërisht, kjo ndodhi edhe këtë të enjte në parlament. Në vend që të shpërndante vëmendjen ai e përqendroi atë tek vetja. Ai bëri ç’është e mundur të na kujtojë edhe njëherë, se njeriu që nuk i qëndroi dot një kauze të madhe, nuk mund të mbijetojë me mini- çadra të shpikura. Sepse ato t’i mbyll me një komandë Gramoz Ruçi. (Lapsi.al)

Tags: çadrënGramoz Ruçikuvendlulzim bashambyllPDrama

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Zbulohet letra e gjyqtares së ekzekutuar drejtuar ambasadorit Lu: Burri do më vrasë!

Donald Lu: Peshqit e mëdhenj të politikës dhe krimit i pret burgu  

Live/Spanjë-Shqipëri, mbyllet 3-0 pjesa e parë (Video)

Bushati: Zërat për heqjen e vizave janë vetëm “klithma gjinkallash të dëshpëruara”

Bushati: Greqia, asnjë garanci për zgjidhjen e çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë
Aktualitet

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

by mirseda
21:42 | 17/07/2025
0

Një zjarr i përmasave ka nisur mesditën e sotme në fshatin Borsh, bashkia Himarë. Zjarri ka nisur...

Aksident në Gramsh, Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatit Sotirë. 3 të plagosur transportohen në spital

Aksident në Gramsh, Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatit Sotirë. 3 të plagosur transportohen në spital

21:11 | 17/07/2025
Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

20:40 | 17/07/2025
Loredana pa doreza për Egli Takon: “Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot”

Loredana pa doreza për Egli Takon: “Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot”

20:36 | 17/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com

iiq_pixel