Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A duhet ta marrim seriozisht opozitën?  

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A duhet ta marrim seriozisht opozitën?  

Nga Mero Baze

Një nga dëmet e mëdha që ju bë opozitës këto katër vite, ishte fakti që nuk u bë dot e besueshme. Akuzat e tjera nuk qëndrojnë. Nuk qëndron akuza që nuk pati aksione opozitare. Denoncimet e Sali Berishës si “qytetar digjital” për katër vjet mund të thyejnë rekord historik, jo vetëm sa u takon broçkullave, por dhe sasisë.

Aksione opozitare po ashtu pati. Po të kthehemi pas në kohë do të kujtoheni se si opozita filloi të bëjë opozitë për çdo VKM, për çdo ristrukturim administrate, për çdo ligj. Biles nëse ju kujtohet filloi me protesta edhe për furgonat 8 plus 1, vazhdoi me armët kimike dhe nuk la aksion opozitar pa ju ngjitur pas. Por problemi i saj ishte se nuk ngjiti dot tek njerëzit.

Arsyeja është se kur del në opozitë pas tetë vitesh në pushtet, ke nevojë për një moment frymëmarrjeje, qetësie, për një emër të ri që të drejtojë opozitën, për një model të ri të saj, me qëllim që të fillosh të ndërtosh besim.

Opozita jonë në vend të besimit, ka tezën se në pushtet vihet duke ngjallur mosbesim tek ata që qeverisin. Kjo në fakt është bindje e Sali Berishës. Ai ka teorinë që opozita duhet të rrijë në pritë, të gjuajë kë kalon dhe do t’i vijë dita.

Mbi këtë siguri të tij, u ndërtua lidershipi i Lulzim Bashës, i tëri mosbesues deri në fund për çdo shqiptar, por agresiv dhe rendës pas çdo kauze sociale, politike, ekonomike, patriotike, ideologjike e çfarë i dilte përpara.

Në fund të mandatit të qeverisë, rezultoi që, në vend që të rritej, opozita ra dhe më shumë. Shqiptarët e thjeshtë e panë se asgjë nuk ndryshoi tek ata.

Tani po përsëritet i njëjti film. Të gjithë mendojnë përsëri se opozita ka nevojë të jetë vetëm denoncuese. Ne jemi shoqëri e lirë dhe denoncues këtu është edhe qytetari, jo ai digjital por real, është edhe shoqëria civile, edhe shtypi, edhe rrjetet sociale, është padyshim dhe opozita.

Por, detyra e opozitës është më e lart se kaq. Ajo duhet të përdorë realitetin për të ngjallur shpresë për ndryshim.

Për shembull, çfarë shprese mund ti ngjallet njeriut në Shqipëri, kur shikon se javën e tretë të gushtit, ende pa mbushur muajin nga të qenit President, del dhe Bujar Nishani dhe thotë një broçkull të pavërtetë, siç është mundësia e rikthimit të vizave. Dakord e tha, po ja vizat nuk do kthehen. Çfarë do bëjë Nishani e kompani pas kësaj? Asgjë. Do thonë një gënjeshtër tjetër.

Meqë opozita nuk ka me se merret ka dy ditë që qarkullon një gënjeshtër, nga Sali Berisha tek Tabaku, tek Vasili , që ka ende në detyrë ministren e Integrimit dhe përfundon tek Nishani. Pra, përfshihen të gjithë në një gënjeshtër me vetëdije dhe me shpresë se do ngjallin dëshpërim e do vijnë në pushtet.

Qetësohuni pak! Merrni frymë se akoma po merrni rrogë në shtet. LSI ka tetë vite në pushtet dhe akoma është. Ka kohë të mallkojë qeverinë e re, jo këtë që është vetë.

PD po ashtu ka qenë tetë vite në pushtet. Ka kohë të distancohet nga çfarë ka bërë dhe nga ata që i kanë bërë, dhe jo ta nxjerrë çdo ditë në TV për t’i kujtuar.

Duhet marrë më seriozisht çështja e opozitës dhe jo si garë për të bërë deklarata. Se tani është dhe rreziku, që çdo budallallëk ta botojnë dhe kjo është e keqe e madhe. Kuptohesh që flet kot.

Opozita duhet marrë më seriozisht, si institucion. Për t’u bërë bashkë dhe të besueshëm nuk duhen deklarata urrejtjeje nga fytyra të urryera, por fytyra, emra dhe ide që ngjallin shpresë. Janë katër vite para dhe ka kohë për të gjitha. Dikush dhe mund t’ia dalë.  Përveç këtyre që flasin dhe nuk e kuptojnë që u ka ikur koha. (TemA)

Tags: bujar nishanilsilulzim bashamero bazeopozitaprotestaqytetari digjitalsali berisha

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Rezulton fals alarmi tek “21 dhjetori”, ja ç’kishte brenda çantës së dyshimtë

Rezulton fals alarmi tek “21 dhjetori”, ja ç'kishte brenda çantës së dyshimtë

Francifikimi i SHBA-ve

Francifikimi i SHBA-ve

Panik në Barcelonë, tjetër alarm për bombë

Panik në Barcelonë, tjetër alarm për bombë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!
Showbizz

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

by mirseda
22:12 | 29/01/2026
0

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se...

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

21:35 | 29/01/2026
“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com