Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse qeverisja e re s’do të jetë për qytetarët, por për oligarkët

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse qeverisja e re s’do të jetë për qytetarët, por për oligarkët

Valbona Gjoni Karanxha*/Një muaj mbas zgjedhjeve të përgjithshme për Parlamentin e ri, pyetja që çdokush me të drejtë bën është: Cila do të jetë rruga që do të marrë shteti shqiptar në katër vitet e ardhshme, dhe a do t’i shërbejë kjo qytetarit të thjeshtë? Problemi këtu qëndron se shteti shqiptar funksionon krejt i ndarë dhe i pavarur nga qytetari. Domethënë, shteti deri tani – në të gjitha qeveritë e tranzicionit- ka shërbyer si institucion për të lehtësuar  dhe mundësuar pasurimin e funksionarëve se sa për të kryer funksionet bazë të tij.

Zgjedhjet  e kaluara, në më pak se një muaj, treguan një vazhdimësi të politikës së ndjekur këto vite. Në aparencë duket sikur është krijuar një stabilitet sepse propaganda është bërë pikërisht të përcjellë këtë imazh sesa të tregojë përplasjet dhe konjukturat e brendshme, pasojë kjo e konfigurimit strukturor të tij.

Për të kuptuar rolin e shtetit shqiptar duhet të shohim se cilët janë disa nga treguesit që sugjerojnë idenë se shteti do ketë një ndarje totale nga qytetari shqiptar.

Së pari, shteti shqiptar do t’i shërbejë një kaste politikanësh në krye të tij, që do të thotë funksionet e tij do të reduktohen në politika të vogla urbane për të krijuar përshtypjen e krijimit të një qendre metropolitane sidomos në qytetet kryesore administrative; me porte detare dhe ajrore si Tirana, Vlora, Durrësi, aty ku kontakti i parë me të huajt do të krijojë përshtypjen që vendi ka hyrë në fazë zhvillimi. Ky imazh fiktiv do shërbejë si urë për tërheqje fondesh, për politika financiare në shërbim të parisë dhe të organizatave ndërkombëtare që kanë  juridiksion në Shqipëri.

Në vijim, disa nga strategjitë me të cilat kasta politike shqiptare kërkon vazhdimësi dhe siguri politike është krijimi i konsensusit brenda saj. Ky konsensus bëhet për shkak të evitimit të një intra–konflikti, i cili do krijojë probleme në ndarje tregjesh, dominimesh, përfitimesh politike. Sigurisht ndarjet financiare, administrative dhe territoriale brenda kastës politike duhen bërë me kujdes, zhdërvjelltësi dhe konsensus të plotë. Pra, një aleancë e vazhdueshme brenda PS –së dhe PD-së do të sigurojë stabilitet politik, dhe bllok ndaj LSI-së.

Në lidhje me qytetarin dhe komunitetet e krijuara, dhe të sajuara nën qeverisjen e shtetit shqiptar do të kemi krijimin e “xhepave” të ndarjes në mini-komunitete,  të cilat tregojnë një ndasi të mëtejshme të shoqërisë shqiptare.

Duke mos pasur një ideologji, dhe vlera përbashkuese shoqëria shqiptare është në kërkim të identiteteve të ndryshme dhe grupeve që i përkasin këto identitete, përfshi këtu identitetet fetare islamike, evangjeliste, ortodokse, katolike etj.

Një identitet që po konsolidohet është ai kozmopolit me bazë të fortë në rrethet intelektuale te Tiranës. Ky identitet i cili në dukje është për bashkim me Evropën politike është në të vërtetë një çlirim kulturor dhe një arratisje nga vlera dhe ideja kombëtare.

Legjitimiteti i shtetit është dhe do jetë problematik. Dhe ajo që legjitimon shtetin shqiptar nuk janë zgjedhjet e 25 qershorit dhe fitorja totale e PS-së me 74 vende në parlament, por pranimi i rezultateve të këto zgjedhjeve nga ndërkombëtarët dhe institucionet politike-financiare, të cilat duan një shtet shqiptar të punojë për interesat të grupeve të veçanta përpara se të punojë për shqiptarin.

Kështu që PS nuk siguroi vetëm legjitimitetin e saj si qeverisëse, por legjitimoi kërkesat e krimit të organizuar, fondacioneve, holding-ve për kontroll total politik, ekonomik, territorial të Shqipërisë. PS dhe qeveria janë thjesht vegla të këtyre institucioneve ndërkombëtare.

Por, situata është kjo që na paraqitet dhe pyetja lind sa efektiv do të jetë shteti shqiptar në lidhje me detyrat e tij. Duke pasur parasysh që funksionet e shtetit shqiptar janë shpërqendruara nga funksionet elementare, çështja qëndron a do të dobësohet imazhi i tij apo do të forcohet, dhe në çfarë sferash do të ndodhë kjo.

Në parim, në politikat e brendshme dhe agjencitë e ruajtjes së rendit dhe kontakteve qytetar-shtet si policia, doganat, administrata, shteti shqiptar do të konsolidojë kontrollin sepse duke qenë nën kontroll të tyre atëherë përcakton prioritetet dhe vendos një rend policor, i cili e mbron nga konfliktet e mundshme.

Shteti shqiptar është punëdhënësi më i madh në vend dhe si pasojë konsolidimi i administratës me njerëz të besuar dhe militantë partiakë do krijojë bllokun për ruajtjen e kastës qeveritare.

Së fundmi, ajo që i intereson shtetit shqiptar është stabiliteti mbi një sistem të cilin e ka krijuar vetë. Duke qenë se shteti shqiptar është një konfiguracion i sajuar nga vetë kasta politike për të mbështetur politikat e saj, atëherë që të ketë vazhdimësi duhet të krijojë stabilitet.

Ky stabilitet paçka se do jetë fiktiv i duhet të evitojë mjerimin e dukshëm të masave dhe krijimin e mundësive për masat të

jetojnë në çfarëdo lloj mënyre. Ajo që shtetit shqiptar do t’i japë stabilitet është “quasi”-institucionalizmi i kultivimit dhe trafikut të marijuanës, mungesa e alternativës për të punuar dhe jetuar në vend dhe detyrimi i popullsisë për të imigruar.

Stabiliteti do të përqendrohet në një përmirësim fiktiv të jetës së qytetarit, e cila nuk ka të bëjë fare me rritjen e mirëqenies dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto për çdo banor, por me shtrim të disa rrugëve kryesore dhe estetikë urbane.

Por, në të vërtetë stabiliteti i shtetit do të përqendrohet në ruajtjen me fanatizëm të aseteve, burimeve natyrore, funksionimit të agjencive për ruajtjen e rendit, administratës së politizuar dhe vazhdimësisë së krimit të organizuar të lejuar nga vet shteti me konsensus.

TIRANA TODAY

*Valbona Gjoni Karanxha është eksperte në fushën e Shkencave Politike dhe Yale University research fellow për vitet 2009, 2014, 2015, 2016. 

Tags: lidhjelsiPDPSQeverisjaqytetaretshteti shqiptarZgjedhjet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kosovarët të zhgënjyer nga Shqipëria, turizmi ulet me 9% në qershor

Kosovarët të zhgënjyer nga Shqipëria, turizmi ulet me 9% në qershor

Ngjyrat që pëlqejmë dhe çfarë tregojnë ato për ne

Ngjyrat që pëlqejmë dhe çfarë tregojnë ato për ne

Bie prodhimi i grurit dhe elbit në rajonin e Kumanovës

Bie prodhimi i grurit dhe elbit në rajonin e Kumanovës







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro
Bota

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

by mirseda
15:50 | 26/03/2026
0

Greqia rrit pagën minimale e cila nga 1 Prilli shkon në 920 euro bruto sipas njoftimit të...

Qëndroi dy muaj në burg, Fjolla Morina: Ka qenë eksperiencë e keqe

Qëndroi dy muaj në burg, Fjolla Morina: Ka qenë eksperiencë e keqe

15:47 | 26/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026
Bajrami i motivuar para Polonisë: Play Off arritje e madhe, por duam Botërorin

Bajrami i motivuar para Polonisë: Play Off arritje e madhe, por duam Botërorin

15:32 | 26/03/2026
Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit në burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon Evis Berberin

Kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit në burg, Gjykata Kushtetuese rrëzon Evis Berberin

15:20 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com