Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Basha: Herës tjetër nuk e bëj më listën vetëm

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit, triumf i paligjshmërisë; OSBE-ODIHR të pasqyrojnë realitetin

Kryetari i Partia Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimeve të tij me demokratët e Shijakut, Durrësit dhe Rrogozhinës tha se duhet të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari. E që këtej e tutje duhet të jetë produkt i një procesi transparent gjithëpërfshirës me standarde dhe konkurrues për të evidentuar me votën e çdo anëtari të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, Basha u shpreh se PD-ja duhet të vazhdojë rrugën e saj të kauzave të drejta për Shqipërinë, me në krye atë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai tha se zgjedhjet e 25 qershorit dhe mazhoranca që doli prej saj, janë një version i asaj të vitit 91, ku qytetarët bëheshin pjesë e votimeve fiktive nën terrorin e Sigurimit të Shtetit dhe fletë rrufetë identifikonin koka turku mes qytetarëve.

“Ne kemi ngritur disa kauza të drejta të cilat koha dhe 25 qershori provuan se janë kauzat më të rëndësishme për Shqipërinë sot. E nisëm me kauzën e dekriminalizimit. Me luftën kundër drogës si projekt politik i Edi Ramës, për të mbuluar dështimin me ekonominë dhe për të zhvilluar skemën që përdori, sofistikoi dhe kulmoi me 25 qershor, shit-blerjen masive të votës dhe leket e drogës. Qytetarët ishin skeduar me metodat e sigurimit famëkeq. Paratë ishin shpërndarë, ata mbaheshin nën vrojtim me ndihmën e një shteti të bërë njësh me krimin, administratës, shërbimeve, ndihmës sociale, subvencioneve, legalizimeve, me mediat të gjitha të kapura dhe të vëna në shërbim të pushtetit dhe gjithçka tjetër. Në këto kushte u zhvilluan zgjedhjet e 25 qershorit. Në këto kushte mazhoranca që ka dalë nga 25 qershori është një mazhorancë fiktive. Nuk reflekton vullnetin e njerëzve aq sa e reflektonte ajo e 91-shit, për rrethana të njëjta apo të ngjashme. Reflekton frikën, dëshpërimin, reflekton varfërinë që këta e theluan. Ne jemi te vetmit  që kemi moralin forcën, kurajon vizionin dhe planin për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Nuk ka dritë në fundin e tunelit të Edi Ramës“, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se vetëm PD ka moralin dhe vlerat për ta çuar përpara Shqipërinë.

“Kur i dhamë shqiptarëve konceptin e Republikës së Re, që në thelb është një raport i ri midis qytetarit dhe pushtetit, me zgjedhje të drejtpërdrejta të deputetëve, me zvogëlim të numrit të deputetëve, me ndryshim të balancës kushtetuese midis institucineve, fuqizimin e qytetarit, eleminimin e partitokracisë dhe rikthimin tek vlerat demokratike për të cilat u ngritëm 25 vjet më parë,  kjo do të ndodhë edhe brenda partisë demokratike. Fuqizimi i anëtarit do të thotë vendimmarrje një anëtar një votë, sic u shpreha kur dorëzova listën e deputetëve. Kjo duhet të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari. E që ketej e tutje duhet të jetë produkt i një procesi transparent gjithpërfshirës me standarde dhe konkurrues për të evidentuar me votën e çdo anëtari të Partisë Demokratike, më të mirët dhe për tu bashkuar rreth tyre në betejë.“, deklaroi Lulzim Basha.

Tags: edi ramaHerës tjetërKryetarilistelulzim bashaPD

TË LIDHURA

U shkarkua pse mbështeti punonjësit,përcillet me brohoritje ,lotë dhe përqafime nga vartësit
Aktualitet

U shkarkua pse mbështeti punonjësit,përcillet me brohoritje ,lotë dhe përqafime nga vartësit

12:20 | 27/01/2026
Mungesa e Berishës në Kuvend,ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca
Politikë

Mungesa e Berishës në Kuvend,ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca

12:08 | 27/01/2026
Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie
Aktualitet

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

11:52 | 27/01/2026
Next Post
Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, mbyten tre të rinj

Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, mbyten tre të rinj

Shqipëria humb në rrjet 80% të energjisë së importuar

Kriza e prodhimit vendas të energjisë, skenari i “errët”që do të ndiqet

Shkodër, identifikohet një nga autorët e plagosjes së trefishtë

Shkodër, identifikohet një nga autorët e plagosjes së trefishtë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

U shkarkua pse mbështeti punonjësit,përcillet me brohoritje ,lotë dhe përqafime nga vartësit
Aktualitet

U shkarkua pse mbështeti punonjësit,përcillet me brohoritje ,lotë dhe përqafime nga vartësit

by mirseda
12:20 | 27/01/2026
0

Sokol Shehaj, tashmë ish-nëndrejtori i Kadastrës Vlorë, edhe pse jeton në Tiranë, ku ka edhe familjen, sërish...

Mungesa e Berishës në Kuvend,ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca

Mungesa e Berishës në Kuvend,ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca

12:08 | 27/01/2026
Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

11:52 | 27/01/2026
Malaj: Ulje e informalitetit në turizëm, u rrit me 5% numri i punonjësve 18% fondi i pagave

Malaj:Fermerët në2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë.508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin

11:27 | 27/01/2026
Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

11:24 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com