Vlora është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë. Tre të rinj janë mbytur në zonën e Portonovës, në plazhin e Zvërnecit. Dy nga personat e mbytur janë femra, tjetri mashkull. Viktimat i përkasin moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Fillimisht është nxjerr në breg e pajetë një nga vajzat. Policia u vu në kërkim të dy të rinjve të tjerë, që sipas pushuesve ndodheshin në det dhe ka arritur t’i gjejë pas disa minutash.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 2 e 30. Pushuesit thanë se djali nga Maqedonia ka hyrë për të shpëtuar dy vajzat nga Vlora që rrezikonin por është mbytur dhe vetë. Viktimat janë dy vajza nga Vlora dhe një djalë nga Maqedonia. Dy vajzat kishin lidhje familjare me njëra-tjetrën.
Ndërkohë një 14-vjeçar gjeti vdekjen sot, pasi u mbyt në plazhin pranë zonës së Ujit të Ftohtë.