Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Analiza/ SHBA-të dhe Rusia do të përplasen për tregun evropian të gazit

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Analiza/ SHBA-të dhe Rusia do të përplasen për tregun evropian të gazit

Analistë të ndryshëm thonë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po shkojnë drejt përplasjes lidhur me furnizimin e Evropës me energji. Të dyja vendet tashmë pretendojnë që të jenë furnizuesit kryesor të Evropës për gazin në formë të lëngshme.

Gjatë vizitës në Poloni javën e kaluar, Presidenti Donald Trump premtoi shtimin e eksportit të gazit natyror amerikan në formë të lëngshme drejt Evropës Qendrore, duke sfiduar dominimin rus të tregut. Shumë vende evropiane e akuzojnë Moskën se po përdor energjinë si mjet politik. Trump e renditi furnizimin me gaz në krye të agjendës së biznesit në Poloni.

“Amerika është e gatshme të ndihmojë me energji Poloninë dhe vende të tjera evropiane që ato të mos mbeten kurrë peng i një furnizuesi të vetëm,” tha Trump.

Deri tani, ky furnizues është Rusia. Firma shtetërore ruse Gazprom ia mbylli tubacionet e furnizimit me gaz Ukrainës në vitin 2015, duke i hequr Kievit një burim të madh të ardhurash dhe duke penguar furnizimin e Evropës Lindore. Marek Matraszek është lobues me firmën “CEC Government Relations”.

“Është një shtyllë kryesore e politikës së jashtme ruse – përdorimi i gazit dhe energjisë si mjet për të vendosur dominimin mbi Evropën Qendrore.”

Dërgesa e parë amerikane e gazit të lëngshëm mbërriti në Poloni muajin e shkuar, ndërsa vendi shpreson të bëhet qendër shpërndarëse.

Samiti i Nismës së Tre Detrave në Varshavë mblodhi të enjten së bashku udhëheqës nga disa vende evropiane dhe Presidentin Trump.

Ai premtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do ta përdorin kurrë energjinë si mjet politik. Analisti për energjinë Grzegorz Malecki, ish drejtues i agjencisë polake të inteligjencës, thotë se Rusia do të vëzhgojë me interes.

“Nëse vazhdohet me këtë furnizim të ri gazi dhe ndërtohet infrastruktura, kjo mund ta bëjë Rusinë të ndryshojë qëndrim. Qeveria polake ndoshta po shpreson për këtë. Rusia mund të ndryshojë politikat ndaj Polonisë lidhur me energjinë.”

Por Rusia ka plane. E planifikuar të hapet në vitin 2019, tubacioni “Nord Stream 2” do të dyfishojë kapacitetin për të eksportuar gaz drejtpërdrejt në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën. Shtetet e Evropës Lindore kërkojnë bllokimin e këtij projekti, raporton VOA.

“Nëse duam që Amerika të furnizojë me gaz të lëngshëm Evropën Qendrore, ne po ashtu duam që Uashingtoni të tregohet i rreptë me Rusinë për “Nord Stream 2”, thotë zoti Marek Matraszek.

Nëse arrihet marrëveshja për gazin amerikan, analistët në Uashington thonë se ajo do të ketë ndikim të gjerë në marrëdhëniet amerikano-ruse. John Hannah është me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

“Kjo mund të realizohet shumë shpejt dhe në një mënyrë të tillë që të na japë epërsi mbi Putinin. Kjo mund t’i bëjë rusët të reagojnë më me agresivitet jo vetëm në Evropë por edhe kundër Shteteve të Bashkuara.”

Presidenti Trump mbetet optimist për marrëdhëniet me Presidentin Putin, por politikat në zhvillim për gazin në Evropë mesa duket do të mbeten burim fërkimesh.

Tags: evropegazperplasjeputinrusiaSHBATrump

TË LIDHURA

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Next Post
Mirela Karabina pezullon drejtoren e TIK në Ministrinë e Arsimit

Karabina: Vendosëm standard të ri për monitorimin e administratës në zgjedhje

Kristofor Kolombi, agjenti i dyfishtë në shërbim të Portugalisë

Kristofor Kolombi, agjenti i dyfishtë në shërbim të Portugalisë

Shtypi i ditës, 11 korrik 2017

Shtypi i ditës, 11 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com