Gjysma e Tiranës është pa energji elektrike prej më shumë se dy orësh, ndërsa nuk dihet se kur do të rikthehet.
Sipas njoftimit të OSHEE, momentalisht zona e Bllokut, Rruga e Elbasanit, Tirana e Re, Sauku, Liqeni i Thatë dhe Paskuqani janë pa energji elektrike.
OSHEE tha se janë dëmtuar fiderat (kabujt) nga subjektet e treta:
“Firmat që punojnë për Bashkinë e Tiranës në infrastrukturën publike kanë dëmtuar dy fidera njëri që furnizon zonën e Stadiumit Qemal Stafa dhe një pjesë të rrugës së Elbasanit. Po kështu është dëmtuar një fider tjetër që mbulon me energji zonën e Tiranës së Re dhe Bllokut. Po kështu edhe në Kamëz, firma të kontraktuara nga bashkia kanë dëmtuar fiderin që furnizon me energji zonën e Paskuqanit. Pa energji është edhe zona e Liqenit të thatë dhe Sauku. Grupet e OSHEE janë duke punuar”, njofton OSHEE.