Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab Island, Florida, kur ata qëlluan me armë me fishekë manovër pranë turmave në breg.
Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në rrjete sociale, ku ushtarët shfaqeshin me uniforma ushtarake dhe bluza me mbishkrimin “Army Ranger”.
Pushuesit u përfshinë nga paniku, ndërsa të shtëna të njëpasnjëshme u dëgjuan në zonë. “A janë të vërteta këto?”, dëgjohet një grua duke thirrur në një nga videot.
Klientët në varkën turistike të kapiten Michael Ingram u hodhën për të kërkuar strehim.
“Zemra m’u ndal, mendova se dikush ishte qëlluar,” u shpreh ai, duke dënuar incidentin si të papërgjegjshëm, përballë realitetit të masakrave të vërteta në SHBA