pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalbetpipomatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobetholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetgrandpashabetpalacebetmercurecasino1winbetplayteosbetcasinomilyonbahiscasinoholiganbetbetgitbetsalvadorromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinomilyonholiganbetbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinobetgitromabetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetbahiscasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetcasibomhititbetpusulabetsuperbetinbahiscomholiganbetjojobetcasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişPusulabetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbet girişgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetholiganbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Berisha në mbështetje të Bashës: Ringrihemi përmes unitetit, jo përçarjes

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Ish-lideri demokrat Sali Berisha, reagimi i të cilit pritej prej dy ditësh, e sidomos pas vetëpezullimit të Bashës nga kreu i PD-së, ka shuar kureshtjen e të gjithëve me një deklaratë të postuar në faqen e tij në FB.     

Në një kohë kur PD gjendet më e përçarë se kurrë dhe kreu i saj më i sulmuar se kurrë, nga vet demokratët, Berisha bën thirrje për unitet dhe ringritje përmes bashkimit.

Përmbajtja e deklaratës së tij, le të kuptohet se është kundër kërkesave këmbëngulëse të dhjetëra emrave të njohur të kësaj partie për largimin e Lulzim Bashës dhe në mbështetje të plotë të këtij të fundit.  

Deklarata e plotë e Berishës

“Rruga drejt ringritjes kalon permes bashkimit dhe jo permes perçarjes e perjashtimit!

Te dashur miq,

rezultati i ketyre zgjedhjeve eshte larg atij qe ne te gjithe deshironim dhe prisnim. Pa asnje diskutim qe droga, krimi, pjesemarrja e administrates ne kundershtim me ligjin, pabarazia e madhe ne media ndikuan qartesisht ne rezultatin e tyre dhe bene qe keto zgjedhje te mos jene te lira dhe te ndershme ashtu siç i meritonin shqiptaret.

Te gjitha keto provuan dhe nje here se Edi Rama eshte armik i eger votes se shqiptareve. Por pavaresisht presioneve, krimit, antiligjit dhe parave te Norieges, arsyet dhe pergjegjesite per kete humbje te thelle te PD-se, si per rezultatin ashtu dhe sfondin e saj ne perputhje me praktikat me te mira te demokracive perendimore, duhet ti kerkojme dhe gjejme detyrimisht edhe tek vetja jone. Perndryshe na pret nje e ardhme e pasigurte!

Keto dite ne media ka shperthyer nje polemike e natyrshme lidhur me humbjen tone ne keto zgjedhje dhe shkaqet e saj. Drejtues por dhe anetare te thjeshte te PD kane kerkuar doreheqjen e kryetarit, i cili padyshim eshte pergjegjesi me kryesor por natyrisht jo i vetem per kete humbje.

Nga ana tjeter, kryetari i PD ka njohur pergjegjesine e tij personale kryesore per kete humbje. Statuti i partise parashikon hapjen e procesit te zgjedhjes se kryetarit te partise, dhe ky i fundit ka deklaruar se do te ngrije funksionet e tij si kryetar partie per kohen e procesit te zgjedhjes se kryetarit, per te mos ndikuar ne kete proces.

Une mendoj se menyra me e mire per te evidentuar shkaqet, per te percaktuar pergjegjesite e humbjes, eshte t’i japim ze dhe mundesi te gjithe strukturave dhe anetaresise se PD per te thene fjalen e tyre lirshem dhe me pergjegjesi ne analizen dhe ndryshimin e thelle qe nevojitet per te dale prej saj dhe ringritur perseri fuqishem Partine Demokratike.

Eshte e domosdoshme te kuptojme aresyet perse kutive te votimit u mungoi vota e 200 mije qytetareve qe kane votuar PD ne zgjedhjet e kaluara dhe pse pas kater vitesh, ne jo vetem mbetemi opozite, por marrim kete rezultat.

Mendoj se ne, ne keto rrethana, pavaresisht nga emocionet, kundershtite e pashmangeshme per situata si kjo, rendesi vendimtare ka qe PD t’u mundesoje te gjithe anetareve te saj nje proces te drejte, te ndershem, te barabarte dhe te pandikuar nga askush per te zgjedhur lidershipin qe ata mendojne dhe gjykojne se mund t’i çoje si nje opozite e fuqishme drejt fitores, sa me shpejt, te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve.

Gjykoj se eshte detyrim ligjor dhe moral i çdo anetari apo drejtuesi te PD, te kontriboje ne integritetin, transparencen, besueshmerine e ketij procesi ne luajalitet te plote te vlerave dhe rregullave demokratike qe ndajme njeri me tjetrin!

Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT.

Por une kam bindjen me te thelle se ne kemi vullnetin e hekurt, qe te bashkuar ta kryejme me sukses te plote ringritjen e fuqishme te Partise Demokratike qe presin sot me padurim anetaret, mbeshtetesit tane, pret e djathta shqiptare dhe miqte tane ne mbare Europen dhe boten.

Prandaj dhe ju ftoj te dashur miq, duke shprehur nje falenderim dhe mirenjohje te pakufishme ndaj te gjithe atyre qe votuan PD, le te angazhohemi ne me te gjithe energjite tona ne kete mision jetik per PD, per Shqiperine dhe demokracine e saj!”

Tags: bashaBerishareagimzgjedhje

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

Pjerin Ndreu sulmon LSI: Mos u ngrefosni me paratë e Like floririt!

Tabuja që duhet thyejë PD-ja

Venezuelë, oficeri i policisë sulm me granata mbi Gjykatën e Lartë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Premtonte programe studimi jashtë shtetit, zbulohet skema e mashtrimit,

by mirseda
10:07 | 15/06/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në...

Makina përplas shtetasin nga Kosova në Rrugën e Kombit

09:52 | 15/06/2026

Kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë, mbahet sot seanca për ish-presidentin Meta

09:47 | 15/06/2026

Bisedimet SHBA–Iran në fazë vendimtare, 60 ditë për marrëveshjen mbi programin bërthamor

09:21 | 15/06/2026

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

09:18 | 15/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com