Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kosova, mes së shkuarës dhe të ardhmes

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A po i tremb vërtet Basha kundërshtarët e tij politikë?

Mero Baze/Shqiptarët e Kosovës votojnë 18 vjet pas çlirimit të Kosovës, për të zgjedhur mes një koalicioni ish-komandatësh, një brezi të ri nacionalistësh skeptikë ndaj historisë së derisotme të Kosovës, dhe një koalicioni teknokratësh të përfaqësuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila duket se është kthyer në një pensioniste të politikës në Kosovë.

Koalicioni i ish-komandantëve të luftës, i cili ka kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn, duket se ka kapërcyer ndarjet mes vetes, për shkak të rrezikut që shikojnë nga Gjykata Speciale dhe nevoja për të qenë ata njerëzit e kompromisit me bashkësinë ndërkombëtare.

Partia e Thaçit, Haradinajt dhe Limajt, dy të fundit të shkuar dy herë në Hagë, janë duke tentuar të bëhen së bashku, për të qenë ata zotë të kompromiseve që Perëndimi kërkon për të stabilizuar situatën në Kosovë, në raport me pakicën serbe. Ata shpresojnë se lufta për paqe, mund t’u zbusë problemet e luftës së dikurshme për liri.

Sondazhet i favorizojnë ata si fituesit kryesorë në Kosovë, edhe pse ka shumë dyshime tek fryma e dominimit që kanë dëshmuar në fushatë dhe para saj, sidomos në bastionet e tyre respektive.
Bashkimi i tyre edhe numerikisht, i bën ata koalicion fitues, nëse elektorati i Kosovës nuk është tronditur nga koalicioni i Vetëvendosjes dhe performanca e re, që ata shfaqën në këtë fushatë.

Kjo është fushata e parë kur Vetëvendosja ka ndryshuar politikisht, ka thyer gjuhën populiste, me një përmbajtje më konkrete dhe ka pasur emra cilësorë në lista. Ajo ka hequr dorë nga konvencionet përjashtuese për shtetin e Kosovës, ka kontrolluar gjuhën në raport me temat e mëdha të Kosovës, si kufiri me Malin e Zi apo bashkimi me Shqipërinë dhe ka folur më shumë për ekonomi, probleme sociale dhe deri fetare.

Këtu duket se ka një teprim, duke i bërë fresk një lloj fryme të islamit politik në Kosovë, sidomos me “tolerancën” ndaj shamive në shkolla, duke krijuar dyshime tek sinqeriteti i tyre politik, që dyzohet mes një majtizmi ateist nga një anë dhe një lloj islami politik nga ana tjetër, çka mund t’i dëmtojë seriozisht.

Albin Kurti është pa diskutim kandidati për kryeministër më i artikuluar i Kosovës, me një popullaritet në rritje tek brezi i ri, por që duhet të qartësojë të ardhmen e tij si një lider modern i së majtës në Kosovë, në trendin e partive majtiste populiste që po tronditin Evropën. Këto janë zgjedhjet ku ai ka bërë ndryshime të mëdha për të qenë një lider i pranuar nga të gjithë në Kosovë, dhe kjo mund të shikohet dhe tek rezultati i nesërm.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa parti aleate me të, duket se do të rreshtohen të tretët. Isa Mustafa, që tërhoqi zvarrë deri tani karrocën e LDK, e ka lënë atë në dorë të një teknicieni pa identitet politik, i cili të krijon gjithnjë idenë, se dikush e ka lënë të ruaje karrocën, por jo ta tërheqë atë. Abdulla Hoti, edhe pse është i vlerësuar si teknicien, duket se do të vuajë krizën e partisë që përfaqëson, mungesën e reformimit brenda saj dhe mbajtjen të ngërthyer nga klanet e vjetra krahinore dhe nepotike, të cilat po e mplakin LDK më shumë se çdo gjë tjetër.

Edhe pse koalicioni i partive të luftës mund të dalë i pari, një rezultat i mundshëm pozitiv i Vetëvendosjes, së bashku me LDK, mund të ndryshojnë historinë e zgjedhjeve, nëse LDK do të pranojë Kurtin për kryeministër.

Edhe pse partitë e krahut të luftës, mund të duket se i ka bashkuar nevoja për të qenë të bashkuar para Perëndimit, edhe dy koalicionet e tjera po konkurrojnë kush të jetë më pro-perëndimor pas zgjedhjeve. Në fillim për të shpëtuar veten, e pastaj në emër të tyre dhe Kosovën.

Tags: e ardhmjae shkuaraHotikosovakurtimero bazeMustafaThaci

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Demiraj përgëzon Çakon për arrestimin e vrasësit të dyshuar të Artan Cukut

Demiraj përgëzon Çakon për arrestimin e vrasësit të dyshuar të Artan Cukut

Basha përdor fëmijën për të ironizuar “timonin” e Ramës

Basha përdor fëmijën për të ironizuar “timonin” e Ramës

30 autobusë me serbë futen në Kosovë – KQZ: Komunat me shumicë serbe, pjesëmarrje me të lartë në votime

30 autobusë me serbë futen në Kosovë – KQZ: Komunat me shumicë serbe, pjesëmarrje me të lartë në votime







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com