Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Thirrja që vjen nga Perëndimi

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Thirrja që vjen nga Perëndimi

Mero Baze/Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, ka bërë një letër të hapur për popullin shqiptar, ku bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 18 Qershorit dhe e konsideron vendimin e Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet, si të qëllimshëm për të penguar demokracinë në Shqipëri. Thirrja është një delegjitimim i qëndrimeve të Partisë Demokratike dhe një paralajmërim për izolimin e kësaj partie, nga keqpërdorimi i marrëdhënieve me Evropën.

Prej pranverës së vitit 1992, kur diplomati amerikan Rajerson, u bëri thirrje të hapur shqiptarëve, të mos votonin ish-Partinë e Punës së Shqipërisë, kjo është thirrja e dytë në këto 25 vite pluralizëm, kur institucioni më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, bën thirrje, fatkeqësisht, të izolohet një parti, që është partia që lindi në emër të idealeve evropiane të shqiptarëve.

Në disa aspekte, kjo thirrje është dhe më e fortë, dhe më agresive, se ajo e vitit 1992, pasi është në rangun e institucionit zyrtar të Bashkimit Evropian.

Kjo keqkatandisje e Partisë Demokratike, ka në zanafillën e saj, vendimin e Sali Berishës për ta mbajtur partinë jashtë zgjedhjeve për interesa të tij tërësisht familjare, me shpresë se do të destabilizojë vendin dhe t’i shpëtojë ndërtimit të një sistemi të ri drejtësie, që do të ndëshkojë historitë e pandëshkuara të 25 viteve.

Gjatë muajit të fundit, Bashkimi Evropian u investua përmes paketës McAllister, të fusë Partinë Demokratike në zgjedhje, me lëshime të paprecedentë nga qeveria rreth garancive për një proces zgjedhor të kontrolluar prej tyre, por Sali Berisha i refuzoi.

Në një përpjekje të dytë tinëzare dhe të papërgjegjshme, Sali Berisha përgatiti trazira në Kavajë, duke planifikuar djegien e Bashkisë dhe disa institucioneve shtetërore, në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale, me shpresë se destabilizimi i një qyteti do të shërbente si model për destabilizimin e vendit. Sali Berisha u krenua dhe vazhdon të krenohet me këtë akt, duke e quajtur “Vaterlo” të Edi Ramës.

24 orë më parë, Partia Demokratike i doli zot një linçuesi me devijime psikike, që bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së Bashkimit Evropian në Tiranë. Partia Demokratike jo vetëm që nuk bëri asnjë deklaratë distancuese nga një thirrje mbushur me gjuhë urrejtje,  nxitje për vrasje dhe poshtërim seksist dhe etnik, por përkundrazi, u mobilizua në shtypin e saj dhe rrjete sociale, të sulmonte këdo që i doli në krah ambasadores Vlahutin.

Partia Demokratike ka muaj të tërë që ushqen gjuhën e urrejtjes ndaj diplomatëve perëndimorë në Tiranë, kryesisht ambasadores Vlahutin dhe ambasadorit amerikan Donald Lu, në përpjekje për të maskuar qëndrimin zyrtar të BE dhe SHBA, kundër tyre.

Thirrja e komisionerit Hahn, është fundi i këtij epilogu të turpshëm të Partisë Demokratike kundër Perëndimit. Thirrja vjen po ashtu në kohën e duhur, dy ditë para se Partia Demokratike dhe Sali Berisha, po përpiqen të frikësojnë shqiptarët, se ditën e shtunë do të djegin Tiranën apo Shqipërinë. Thirrja është një kërkesë për çdo shqiptar, për t’u distancuar nga një grup i papërgjegjshëm politik, i cili nuk ka më lidhje me aspiratat e shqiptarëve për Perëndimin dhe që nuk do të gëzojë më mbështetjen e Bashkimit Evropian, duke u konsideruar një forcë anti-perëndimore.

Ata që do të dalin në shesh ditën e shtunë, kanë mijëra arsye për të protestuar kundër qeverisë, por asnjë arsye për të qenë pjesë e përdorimit politik të dyshes Berisha- Basha, të cilët sot janë në listën e zezë të Perëndimit për Shqipërinë, në përpjekje për të nxitur një frymë anti-perëndimore në vend. Çdo keqkuptim për t’i dhënë oksigjen një bande anti-perëndimore në Shqipëri, është një mundim më shumë në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës. Çdokush që qëndron larg tyre, bën që Shqipëria të jetë më afër Perëndimit. (TemA)

Tags: beHahnlulzim bashamero bazePerendimisali berishaSHBAthirrjavlahutin

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Meta: Retorika politike e Ramës e papranueshme

Meta: Retorika politike e Ramës e papranueshme

Meta: Retorika politike e Ramës e papranueshme

Meta: Jap dorëheqjen si President nëse i shërben zgjidhjes së krizës

Partizani barazon me Laçin, zbret në vendin e tretë

Partizani barazon me Laçin, zbret në vendin e tretë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com