Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kurti: Masat për targat i heqim nëse Serbia vepron njësoj

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë: QUINT-i detyra e parë zgjedhja e presidentit dhe lufta kundër Covid

Kosova është e gatshme ta heqë masën e reciprocitetit me Serbinë sa i përket targave, nëse Beogradi do të bëjë të njëjtën gjë për targat e veturave nga Kosova, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ky vendim është masë e barabartë me atë që Serbia e aplikon ndaj qytetarëve të Kosovës për dy dekada. Jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heq, nëse kemi një zotim të tillë edhe nga ana e Serbisë. Pra, nuk është që ne i gëzohemi tabelave të përkohshme, do të dëshironim që as Kosova e as Serbia, të mos kenë fare tabela të përkohshme, por të mundësohet qarkullimi i lirë dhe pa vonesa i të gjithë qytetarëve”, tha Kurti gjatë një konference për media të mërkurën në Prishtinë.

Për shkak të reciprocitetit të vendosur për targat e automjeteve nga Serbia, që tri ditë janë të bllokuara dy rrugë nacionale në veri të vendit nga serbë lokalë të cilët po protestojnë kundër kësaj mase.

Të dy rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak po mbahen të bllokuara nga dhjetëra kamionë dhe vetura të vendosura nga protestuesit serbë.

Kurti bën thirrje për zhbllokimin e rrugëve në Jarinjë dhe Bërnjak

Protestuesit po përkrahen nga liderët lokalë në komunat në veri të Kosovës si dhe nga Beogradi.

Në këto pika kufitare, që nga dita e hënë po qëndrojnë edhe pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Ata janë të bllokuar mes pikave kufitare dhe protestuesve. Policia deri tash nuk ka marrë asnjë aktivitet për lirimin e rrugëve.

Kryeministri Kurti ftoi qytetarët që janë mbledhur në afërsi të Jarinjës dhe Bërnjaku që të lirojnë rrugët që shpijnë drejt këtyre dy pikëkalimeve kufitare.

“Jam i njoftuar që pengesat në rrugë që shpijnë në dy pikat kufitare 1 dhe 31, janë duke u bërë me disa kamionë që janë pjesë e institucioneve komunale dhe kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. I ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftoj po ashtu edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë, që të largohen nga dy rrugët regjionale, përkatësisht nga bllokimi i tyre, sepse kësisoj ata kanë bllokuar edhe veten e tyre”, tha Kurti.

Ndërkaq gjatë mbledhjes së qeverisë të mbajtur më 22 shtator, Kurti tha po ashtu se nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet, pasi sipas tij, ka dhënë përgjigje negative për bisedimet me Kosovën.

“Ne besojmë që Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht që siç gjithmonë jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë”, tha Kurti.

“Urojmë të mos dorëzohet qeveria nga presionet e jashtme”

Shoqëria civile në Kosovë e sheh si vendim të duhur, por të vonuar vënien e reciprocitetit për targat e Serbisë nga Qeveria e Kosovës.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë në organizatën joqeveritare FOL, tha për Radion Evropa e Lirë se ky vendim i Qeverisë Kurti është e vetmja mënyrë që Kosova të trajtohet si shtet i barabartë.

Sipas saj, presioni ndërkombëtarë kësaj radhe duhet të bie mbi Serbinë, që për shumë vjet ka detyruar shqiptarët që të ndërrojnë targat kur kanë hyrë në territorin serb.

“Ky vendim vetëm se na bën të ndihemi të barabartë, dhe uroj që të mos ndryshoj njëanshëm. Me një fjalë, shpresoj që Qeveria e Kosovës nuk do të dorëzohet karshi presioneve të jashtme dhe të zmbrapset nga ky vendim. Do të jetë krejt në rregull që të largohet vendosja e targave nga Kosova në momentin që një gjë të tillë e bën edhe Serbia. Vetëm kështu do të ishim të barabartë dhe do të respektonim marrëveshjen për lëvizjen e lirë”, tha ajo.

Kurse Jeta Krasniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI), tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka nevojë që të ketë një reagim të tillë nga Serbia, pasi veprimi i palës kosovare është në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel.

“Është më se e qartë që Serbia nuk ka për të pranuar targat e Kosovës RKS, pasi targa RKS flet për shtetësinë e Kosovës, por ajo çfarë mund të bëhet edhe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të ketë një dakordim se si të ecet përpara, ose të vazhdohet kështu që të dyja palët të heqin targat e përkohshme”, tha Krasniqi.

Osmani dënon “kërcënimet” e Serbisë

Ndërkohë, të mërkurën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë takuar sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në njoftimin për media thuhet se presidentja Osmani e ka informuar sekretarin Stoltenberg edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, duke përmendur edhe Marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes.

“Presidentja e informoi sekretarin Stoltenberg edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë. Ajo theksoi se Republika e Kosovës i ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe i dënoi kërcënimet dhe veprimet e Serbisë dhe të strukturave ilegale të saj në Kosovë”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen zyrtare të Presidencës së Kosovës.

Varhelyi: Veprimet e njëanshme nuk janë zgjidhje

Ndërkaq, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të tërhiqen nga, siç i quajti ai, “veprime të njëanshme”, pasi sipas tij, ato nuk janë asnjëherë zgjidhje.

“Kosovë dhe Serbi, është e domosdoshme që të përmbaheni dhe të shtensiononi situatën, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni liri të lëvizjes pa vonesa. Veprimet e njëanshme nuk janë asnjëherë zgjidhje. Ato vetëm shpijnë në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, shkroi Varhelyi në llogarinë e tij në Tëitter.

Serbia i heq targat e kosovarëve që nga viti 2008

Të martën, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se fillimisht duhet të tërhiqen trupat e Kosovës nga veriu “e më pas të ulemi të bisedojmë”. Ai po ashtu ka kërkuar një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshjet e Brukselit janë në fuqi apo jo.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë, shoferët me targa të Serbisë kur hyjnë të Kosovë duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS që t’i ndërrojnë ose t’i mbulojnë targat kur futen në Serbi.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit?

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes midis Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Në këtë marrëveshje ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat KS (Kosovë) ose RKS (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. /evropaelire

Tags: Albin Kurtikosoveserbitargat

TË LIDHURA

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje
Aktualitet

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

19:46 | 11/07/2025
Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Next Post
Kurti: Vuçiç ka inat dhe vrer, s’i kontribuon qetësimit të situatës

Kurti: Vuçiç ka inat dhe vrer, s’i kontribuon qetësimit të situatës

Publikohet harta e Covid-19: Ja zonat e kuqe në Shqipëri

Pakësohen ata që s’duan të vaksinohen, teksa mbushen spitalet…

Çështja ‘Llalla’, dy gjyqtarët marrin vendimin e papritur

Apeli dënon me vendim të prerë Adriatik Llallën

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën
Aktualitet

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

by mirseda
09:24 | 14/07/2025
0

Në takimin me deputetë të qarkut të Tiranës, Kryeministri Edi Rama është ndalur në aksionin për lirimin...

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

08:25 | 14/07/2025
Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

08:22 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com