Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

6 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
6 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Shtohet edhe më shumë numri i rasteve të prekur me koronavirus në Shqipëri. Aktualisht bëhet fjalë për 76 të prekur në territorin shqiptar. Lajmin e përcolli Ministria e Shëndetësisë, e cila ka bërë përditësimin e situatës, pas testimeve të reja të bëra në persona të dyshuar.

“Rikuperohen dy pacientë, kontakte të pacientit zero. Pas daljes nga spitali, duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Vijon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja, dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.
Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara, dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 55 qytetarë
    • Durrës 5 qytetarë
    • Lushnje 2 qytetarë
    • Elbasan 2 qytetarë
    • Fier 8 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
    • Kavajë 2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete. Ju informojmë se në Spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 37 pacientë të shtruar.

4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Mënyra e vetme për ta ndërprerë këtë zinxhir është që qytetarët të vetëizolohen dhe të shmangin sa më shumë kontaktet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë”.

Sot hyri në fuqi urdhri i ri i kryeministrit Rama. Qytetarët mund të lëvizin vetëm nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00 të mesditës. Po kështu, pas orës 13:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të mëngjesit të së hënës, nuk lejohet të lëvizë asnjë person dhe çdo aktivitet në vend do të jetë mbyllur. Në terren ka zbarkuar ushtria dhe policia, për të monitoruar lëvizjet e njerëzve.

Tags: koronavirusshqiperitë prekur

TË LIDHURA

Minatori humbi jetën dje në Bulqizë, arrestohen 2 punonjës të stafit teknik, e pëson edhe drejtuesi
Aktualitet

Minatori humbi jetën dje në Bulqizë, arrestohen 2 punonjës të stafit teknik, e pëson edhe drejtuesi

10:00 | 25/09/2025
U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë
Aktualitet

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë

09:32 | 25/09/2025
Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro
Aktualitet

Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro

09:19 | 25/09/2025
Next Post
Kina ‘ia hodhi’ me koronavirusin, nis 8 ton pajisje mjekësore në Greqi

Kina ‘ia hodhi’ me koronavirusin, nis 8 ton pajisje mjekësore në Greqi

Shtetrrethim apo miting? Ja çfarë bëhet në një nga tregjet e Tiranës

Shtetrrethim apo miting? Ja çfarë bëhet në një nga tregjet e Tiranës

Leksionet e historisë/ Nga Murtaja, Gripi Spanjoll deri tek Covid-19

Leksionet e historisë/ Nga Murtaja, Gripi Spanjoll deri tek Covid-19

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Minatori humbi jetën dje në Bulqizë, arrestohen 2 punonjës të stafit teknik, e pëson edhe drejtuesi
Aktualitet

Minatori humbi jetën dje në Bulqizë, arrestohen 2 punonjës të stafit teknik, e pëson edhe drejtuesi

by mirseda
10:00 | 25/09/2025
0

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen tragjike të...

‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB

‘Një turp i vërtetë’, Trump: Hetim për shkallët, audion dhe promterin në OKB

09:43 | 25/09/2025
U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë

09:32 | 25/09/2025
Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro

Mashtrimi i bizneseve nga hakera të huaj, kërkohet 10 vite burg për nigerianin që mori 25.000 euro

09:19 | 25/09/2025
Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

Pagoi 2.5 milionë euro, Prokuroria italiane tërheq akuzën për menaxherin e njohur shqiptar

09:15 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com